LAJMI I FUNDIT:

Gjuajtje me armë në Gllogjan të Deçanit, dyshohet për viktima

Gjuajtje me armë në Gllogjan të Deçanit, dyshohet për viktima

Një person dyshohet se është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një autobus sonte në Gllogjan të Deçanit.

Sipas informacioneve, me armë zjarri është gjuajtur në drejtim të një autobusi ku dyshohet se shoferi ka mbetur i vdekur dhe një vajzë rreth 16-vjeç.


Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Konfirmohen tre të vrarë nga të shtënat në autobus në Gllogjan, dy prej tyre nxënës
Lexo po ashtu Konfirmohen tre të vrarë nga të shtënat në autobus në Gllogjan, dy prej tyre nxënës

“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, tha zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për Telegrafin se prokurorja kujdestare tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Prokurorja kujdestare e krimeve të rënda sapo ka marrë informacionin për gjuajtje me armë në një fshat të Deçanit ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë shkurt Nikçi.

Lajmi në përditësim… /Telegrafi/