LAJMI I FUNDIT:

Gjoshi i PDK-së thotë se Haki Abazi e ka blerë pozitën e zëvendëskryeministrit nga Albin Kurti

Gjoshi i PDK-së thotë se Haki Abazi e ka blerë pozitën e zëvendëskryeministrit nga Albin Kurti

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi i është kundërpërgjigjur deputetit të LVV, Haki Abazi për akuzat që ky i fundit ia ka bërë sot në adresë të PDK-së.

Gjoshi ka thënë se Haki Abazi i cili po synon të bëhet zëvendësktyeministër, ka qenë hajn i parave të OJQ-ve të cilat sipas Gjoshit ia ka dhënë Albin Kurtit dhe VV-së për tu bërë zëvendëskryeministër.


Gjoshi i ka bërë thirrje publike Prokurorisë së shtetit që ta intervistojë Haki Abazin për shpifjet e tij.

“Prokuroria e Kosovës dhe kryeprokurori i vendit, Aleksandër Lumezi duhet të veprojë në akuzat e rënda të këtij zagari që lehë, në të kundërtën ai merr përgjegjësinë e akuzave të tilla të rënda në fshehjen e krimit dhe kriminelëve vrasës të pasluftës. Kjo është jo vetëm kërkesë publike, por edhe domosdoshmëri institucionale!”, ka shkruar Gjoshi në faqen e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i Betim Gjoshit:

“I kuqi i parave të dyshimta në Kosovën e pasluftës në emër të OJQ-ve, Haki Abazi e paska sulmuar rëndë PDK-në për vrasje politike.

I njejti, për dy dekada, me para të huaja, ka folur zi e terr dhe ka vepruar kundër Kosovës.

I kuqi i sotshëm i së kuqes së terrorit nga Syri i Popullit, i akomoduar në LVV dhe me premtimin për postin e zëvendëskryeministrit, me çmimin e parave të dhëna donacione të fshehta dhe të dyshimta për Albin Kurtin, paska lehë sot kundër PDK-së.

Prokuroria e Kosovës dhe kryeprokurori i vendit, Aleksandër Lumezi duhet të veprojë në akuzat e rënda të këtij zagari që lehë, në të kundërtën ai merr përgjegjësinë e akuzave të tilla të rënda në fshehjen e krimit dhe kriminelëve vrasës të pasluftës.

Kjo është jo vetëm kërkesë publike, por edhe domosdoshmëri institucionale!

Për publikun, duhet të thuhet edhe diçka – nuk është e çuditshme që një pretendent i tillë i lartë i LVV-së, për pozitën e zëvendëskryeministrit tani, të akuzojë për vrasje politike PDK-në me akuzat e agjentit vrasës serb në Kosovë, Nazim Bllaca, pikërisht nga një eksponent si Haki Abazi, i cili në zgjedhjet e fundit u akuzua në public për babain e tij si një bashkëpunëtor i Serbisë dhe çka pati si pasojë rrahje të rëndë mes tyre”, ka shkruar Gjoshi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të Grupit parlamentar i PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha sot se LVV duhet të distancohet nga organizata terroriste ‘Syri i Popullit’, në të kundërtën legjitimon të gjitha aktivitetet e kësaj organizate.

Abazi: Bedri Hamza lexon komunikata, të cilave nuk u beson as vet
Lexo po ashtu Abazi: Bedri Hamza lexon komunikata, të cilave nuk u beson as vet

“Partia e SHIK-ut dhe PRONTO Mafia e Kadri Veselit të akuzuar për vrasjet politike në Kosovë dhe me dëshmi nga Bllaca dhe të tjerët ish anëtarë të SHIK kanë filluar jetën opozitare me nervozizëm dhe shkrepje kot. Me vjen keq për nivelin e ulët ku bie Bedri Hamza duke lexuar komunikata të cilave as vetë nuk ju beson”, ka thënë Abazi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori