Gjorgiev: Nuk është puna e Komisionit të jap mendim për identitetin e Goce Dellçevit
Në Komisionin e përzier maqedonas-bullgar për çështje historiko-arsimore, nuk ka ndryshime serioze në debatin për Goce Dellçev, as nuk ka diskutime serioze për atë çështje, tha bashkëkryetari i Komisionit, Dragi Gjorgiev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tashmë kemi thënë se ky komision nuk është komision që duhet të zgjidhë identitetin e Goce Dellçevit. Nuk është absolutisht detyrë e Komisionit të nxjerrë në pah ndonjë pikëpamje të tij për identitetin e Goce Dellçevit në tekstin e tij. Dhe kjo nuk do të ndodhë, sepse nëse e festojmë Goce Dellçevin, atëherë festimi i atij personi duhet të bazohet në baza dhe vlera të tjera, jo nëse Goce Dellçev ka qenë maqedonas apo bullgar”, tha Gjorgiev sonte në një intervistë për “Top Tema”.
Gjorgiev tha se Komisioni nuk ka një listë të figurave historike për të cilët do të propozonte përkujtime të përbashkëta, por informoi se anëtarët e ekipit tonë kanë propozuar që të organizohet një përkujtim i përbashkët i Holokaustit, por nuk kanë gjetur gatishmëri për një përkujtim të tillë nga ana e historianëve bullgarë.
Ai theksoi se në seancat e fundit të Komisionit preokupimi kryesor kanë qenë tekstet shkollore dhe anëtarët e këtij organi dëshirojnë t’i tejkalojnë vërejtjet për mesjetën që të vazhdojmë me punën.
Sipas tij, interesimi i opinionit për punën e Komisionit kohëve të fundit ka rënë, prandaj edhe pas mbledhjes së fundit të mbajtur të enjten dhe të premten e kaluar në Shkup, ata nuk dolën me deklaratë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTë lënduarit nga mjeti shpërthyes në Gjakovë i amputohet dora
Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, autorët bashkëpunonin me serbë
Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen
Gërvalla në SHBA: Veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë kërcënojnë rajonin dhe gjithë Evropën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë