LAJMI I FUNDIT:

Gjobitet kompania “Prodis” në Bunarxhik, nuk e plotësoi kuotën e punësimeve

Gjobitet kompania “Prodis” në Bunarxhik, nuk e plotësoi kuotën e punësimeve

Kompania farmaceutike “Prodis” duhet të paguaj mbi 150 mijë euro dëmshpërblim për shkak të obligimeve të paplotësuara nga marrëveshja për investim në Zonën Tregtare Zhvillimore Ekonomike (ZTZHE) Shkupi 1, në Bunarxhik.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencë shtypi sqaroi se kompania sipas marrëveshjes ka detyrim që për një vit të punësojë më së paku 100 persona.


Boshnjakovski tha se sipas të dhënave që i kemi, në këtë kompani ishin të punësuar vetëm 40 persona në këtë periudhë. Për këtë arsye Agjencia për investimet e huaja filloi procedurën për vjeljen pagesave për shkak të aktivizimit të dënimeve të marrëveshjes për këto dy vite.

Kompania “Prodis” është investim i kompanisë farmaceutike ruse “Protek Grup”, në Maqedoni në të cilën prodhohen barna homeopatike, prodhime organike dhe joorganike si dhe disa lloje çaji. Kjo kompani u hap në nëntor të 2012-tës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori