LAJMI I FUNDIT:

Gjithmonë kontrollojeni afatin e skadimit të prezervativit dhe asnjëherë mos e mbani në kuletë

Gjithmonë kontrollojeni afatin e skadimit të prezervativit dhe asnjëherë mos e mbani në kuletë

Ata të cilët e dinë rëndësinë e prezervativit si mjet për parandalimin e sëmundjeve të transmetueshme seksualisht, me siguri se mbajnë prezervativë çdo herë me vete.

Qoftë nëse jeni në shtratin tuaj me dikë të veçantë apo planifikoni ta kaloni natën me dikë që e keni takuar në një festë, gjithmonë është ide e mirë të jeni të përgatitur – por gjithashtu duhet të kujdeseni edhe për mirëmbajtjen e prezervativëve, transmeton Telegrafi.


Pjesa më e rëndësishme e mirëmbajtjes së prezervativëve është të siguroheni se nuk iu ka dalë afati. Të gjithë prezervativët e kanë të shënuar afatin e skadimit, dhe nëse ka kaluar ai afat, nuk është e sigurt ta përdorni atë prezervativ.

Sipas prodhuesve të prezervativëve, vendet e freskëta dhe pa lagështi janë më të mirat për t’i ruajtur prezervativët, por gjithashtu duhet t’i mbani larg rrezeve të diellit.

Sa i përket mbajtjes së prezervativëve në kuletë, ekspertët rekomandojnë që asnjëherë të mos e bëni këtë!

Nuk është fare mit: duke i mbajtur në kuletë mund t’i shtypni dhe fërkimi i vazhdueshëm mund të shkaktojë vrima mikroskope, të cilat e bëjnë prezervativin më pak efektiv në parandalimin e shtatzënisë apo sëmundjeve të transmetueshme seksualisht. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori