Gjithë duartrokitën Xhakën për sjelljen sportive ndaj Pedros, edhe pse Arsenali ishte duke humbur (Video)

Granit Xhaka ishte lojtari i ndeshjes në Superkupën e Anglisë (FA Community Shield).
Arsenali fitoi ndaj Chelseat pas penalltive, ndërsa koha e rregullt përfundoi 1-1, ku shqiptari asistoi te goli i barazimit i shënuar nga Sead Kolasinac (82’).
Por, dy minuta para asistimit Xhaka u duartrokit për sjelljen sportive ndaj Pedros, edhe në ato momente Topçinjtë ishin duke humbur.
Vlen të theksohet se pas kësaj sulmuesi spanjoll i Bluve u përjashtua me karton të kuq.
Xhaka luajti nga minuta e parë në mesfushën e skuadrës së Arsene Wenger. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































