Në Shkup po mbahet Forumi ekonomik rajonal me pjesëmarrjen e kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, atij të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por në këtë takim të liderëve rajonal nuk po merr pjesë edhe Kosova.
Në këtë takim ku po diskutohet rreth Shengenit Ballkanik, e ku pritet t’i ndryshohet emri, përveç Kosovës nuk po merr pjesë as Mali i Zi, e as Bosnjë dhe Hercegovina.
Në një fjalim para të pranishmëve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Bashkimi i rajonit duke ndjekur katër liritë themelore të proklamuara nga Bashkimit Evropian, do të ketë më shumë perspektivë dhe paga të mira.
“…Është shumë e qartë se kjo nismë është gjë e duhur. Por jo vetëm që është gjë e duhur, por është edhe e vonuar. Ky rajon nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i të shkuarës, në asnjë aspekt. Kush nuk e kupton akoma se sa të vegjël jemi të ndarë. Ai që nuk e ka kuptuar qëllimin për të hapur vende të reja të punës dhe mundësi për të rinjtë, është i dënuar që të jetojë në të shkuarën. Kjo nismë është shembull i Bashkimit Evropian. Liria e lëvizjes së njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe ideve është qëllimi jonë. Pse duhet të rrimë me kurriz ndaj njëri tjetrit?”, tha ai.
“Uroj që sot të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që kanë ardhur jo vetëm nga Shqipëria dhe Serbia, por edhe nga Mali i Zi, Kosova, Bosnja, Kroacia, Sllovenia, e Greqia. Mozaiku është më i madh se tre vendet tona dhe besoj se është e mjaftueshme pamja e këtij mozaiku, për të kuptuar vlerën dhe rëndësinë e kësaj nisme….”
Sipas tij, kjo nismë nuk është Jugosllavi e vogël dhe kush thotë kështu është duke jetuar për politikë në lëkurën e njerëzve. Ai po ashtu tha se kushdo që mendon se Mini-Shengeni është gatuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë jeton në botë paralele.
“Nëse nisemi me këtë ide, atëherë duhet të themi se edhe Bashkimi Evropian është një Jugosllavi e madhe. Kjo është një nismë që jeton me vlerat dhe mekanizmat e Bashkimit Evropian”, citohet të ketë thënë Rama.
Ndërkaq, nikoqiri i takimit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në fjalën hyrëse në mes tjerash tha se janë sot në Shkup për të hapur rrugët e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Nga sot fillon një periudhë e re në rajon. Nga sot mbi 300 ndërmarrës nga e gjithë Ballkani janë këtu me ne. Ne të gjithë jemi këtu për të përforcuar Ballkanin së bashku. Hapësira kuptimplotë ekonomike është qëllimi jonë. Qëllimi jonë është bashkëpunim fuqiplotë, ku do të ndërtojmë ekonomi të përbashkët. Jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tonë, të vendeve tona. Qytetarët dhe kompanitë do përfitojnë shumë nga ky bashkëpunim i jonë. Të gjithë ne e kemi qëllim BE-në, pasi ne nuk mund të jemi asgjë tjetër, por një Ballkan evropian…”, tha Zaev në fjalimin e tij, duke paralajmëruar lëvizje pa kufij.
“Nisma është e hapur për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, andaj i ftojmë dhe i inkurajojmë kolegët tanë që të bashkohen për shkak të popujve tanë. Ne të gjithë jemi Ballkan Perëndimor dhe evropian. Ta krijojmë një vizion për zhvillim real…”, tha Zaev.
Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq foli në “Forumin ekonomik”. Ai tha se janë në Shkup për të hapur rrugë për ekonomi të përbashkët dhe jetë më të mirë.
“Jemi këtu për të vendosur për të ardhmen tonë të përbashkët. Ne nuk kemi probleme mes vete. Ne duam të rritemi së bashku. I pranuam ato që i propozoi Zorani dhe Edi. Edhe ata pranuan që propozova unë. Qytetarët tonë meritojnë shumë më mirë për të ardhmen dhe nuk ka gjë që na ndal. Nuk do ketë as kufij për të na ndaluar. Me heqjen e kufijve ne do të ulim edhe harxhimet e kompanive për të punuar në rajon. Mundësitë janë më të mëdha se pengesat për të bashkëpunuar. Në të ardhmen ne duam të punojmë për të rritur GDP e vendeve tona e kjo do të thotë se shtetet tona do të jenë më të pasura dhe ndërmarrësit do të kenë buxhete më të mëdha për të punuar me rajonin dhe botën”, tha Vuçiq,
“Ky takim nuk është kundër askujt por është për jetë më të mirë për qytetarët tonë” përfundoi Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Humbi gjurmët duke kërkuar djalin në mal, babai i 27-vjeçarit gjendet në malin e Pashtrikut në gjendje të rënduar fizike e psikologjike

Jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, pas kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës

Sekuestrohet mbi 1.7 kg marihuanë në Podujevë, ndalohet një i dyshuar

Publikohet urdhër-arresti serb ndaj Hashim Thaçit, përshkruhej si “terrorist” dhe “i armatosur”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat