LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që duhet të dini për projektin gjigant “Lagjja Panorama Residence” në Ferizaj!

Gjithçka që duhet të dini për projektin gjigant “Lagjja Panorama Residence” në Ferizaj!

Kush nuk ka dëshirë me jetu me një vend që lirisht mundet me tregu që e ka lagjen si panoramë?!

Eh tash mundësinë e keni me jetu në një vend të tillë dhe me pas  panoramën para syve e keni në “Lagjen Panorama Residence”, në qytetin e Ferizajit.

Lagjja “Panorama Residence” ka marrë epitetin si lagjja më e bukur e cila po ndërtohet me intensitet të shpejt dhe sipas standardeve evropiane.

Kjo super lagje gjendet rreth 2.8 km afër qytetit të Ferizajit dhe vetëm 20 minuta larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, shtrihet në një pozitë tejet strategjike prej 52 hektarësh, në të cilat do të ndërtohen 430 shtëpi, me hapësira gjelbëruese, qendra tregtare, shkolla, kopshte për fëmijë, markete, hotele, parqe, hapësira rekreacioni, pishina të hapura dhe të mbyllura, objekte të ndryshme afariste, banesa etj.

Investitori i lagjes është kompania “Nderimi” Sh.P.K, të cilët me përvojën e tyre prej 31 vitesh kanë arritur të jenë më të suksesshmit në eksportimin dhe furnizimin me materiale ndërtimore, në ndërtimin e komplekseve të ndryshme banesore, prodhimin e produkteve ushqimore, bashkëpunimin me forcat ushtarake ndërkombëtare etj.

Pronarët e kompanisë “Nderimi” Sh.P.K. theksojnë se për kundër faktit që ekonomia e vendit është në fazë të vështirë për shkak të pandemisë që ka destabilizuar tregun, janë duke punuar gjatë gjithë kohës në arritjen e objektivave.

Kompania “Nderimi” Sh.P.K. ka të punësuar qindra punëtorë e po ashtu ka dhjetëra kompani të kontraktuara për të kryer punë dhe shumë bashkëpunëtorë në ndërtimin e lagjes. Ky fakt ka bërë që përfitues të këtij projekti të jenë ekonomitë familjare të të punësuarve direkt nga kompania duke lidhur një zinxhir të furnizimit me kompanitë vendore.

Projekti i lagjes “Panorama Residence” e bëjnë të veçantë karakteristikat e saj, e cila është shtrirë në një kodrinë e rrethuar me gjelbërim, duke gërshetuar ajrin e pastër, pamjen, arkitekturën e veçantë duke organizuar banimin individual me atë të përbashkët me standarde të rralla në vendin tonë.

Më shumë informata dhe foto rreth lagjes i gjeni në facebook, instagram dhe website!

Artikull i sponzorizuar