Në pjesën e shtetin të Kilit ku po mbretëron dimri, Lara është duke u përgatitur për sezonin e ri.
Për shkak se moti atje është i keq, ajo e merr avionin dhe e viziton bashkëshortin e saj, Valon Behramin. Ky thotë “Dashuria jonë është e madhe”
Dashuria nuk njeh distanca! Lara Gut ndërpret kampin e saj të trajnimit disajavorë në Kili dhe fluturon në shtëpi gjatë fundjavës së kaluar, për të vizituar bashkëshortin e saj Valon Behramin. “Jam duke ardhur!”, i shkruan ajo të shtunën në Instagram përplot kënaqësi – duke përfshirë këtu edhe foto me lloj lloj zemrash.
Pas pak orësh dhe 10.000 kilometra të kaluara, në rrjetë vendos foton e një buqete të madhe me trëndafila, para një pikture të përshtatur të martesës së tyre – padyshim një dhuratë e mirëseardhjes nga ylli i Përfaqësueses zvicerane. “Për shkak të motit të keq, Lara ka shfrytëzuar mundësinë për një ndërprerje trajnimi”, thotë zëdhënësja e medias Giulia Candiago.
Por, qysh të hënën, fituesja e Kupës së Botës 2016 do të kthehet prapa – kësaj here jo në La Parva, por në Valle Nevado. Atje, ajo do të vazhdojë të krijojë formën e duhur deri më 22 shtator, kur pritet të jetë gati për fillimin e sezonit në Sölden (Austri), më 27 tetor, shkruan albinfo.
Behrami, i cili të dielën me ekipin e tij Udinese humbi në Firencë, ishte shumë i lumtur për vizitën e Larës. “Ajo erdhi për të më vizituar nga Kili, për dy ditë. Dashuria jonë është e madhe”, i tha ai “Gazzetta dello Sport”, transmeton Albinfo.ch. Dhe lavdëroi princezën e tij të zemrës në tonet më të larta: “Lara nuk ka nevojë për hotele luksoze, jetë të shtrenjtë, e as dhurata të shtrenjta. Ajo dallohet për modestinë e saj”.
Dhe mbi të gjitha, ajo gjithashtu të dielën në mbrëmje është paraqitur modeste. Në Facebook, Lara hapi zemrën e saj dhe pasuesve të saj u dha një pasqyrë të thellë të jetës së saj shpirtërore. Ajo iu shkruna fjalë emocionuese familjes, miqve dhe bashkëshortit të saj. Më poshtë mund ta lexoni mesazhin e saj të formuluar.
“Dhe nëse bëhet fjalë vetëm për dashuri?
Unë kam vuajtur aq shumë sa që babai im u sulmua. Unë do të kishte shkuar tek çdo person që e ka kritikuar atë, për t`ju treguar atyre: “Babai është i vetmi i cili gjithmonë qëndroi pranë meje, ai kurrë nuk pranoi që unë të shkoj, kur unë po mbytesha dhe ai kurrë nuk më ka lënë vetëm në këtë botë, ku ne trajtohemi më shumë si mallra sesa si qenie njerëzore. Pra, ju lutem, mbylleni gojën, sepse nuk do të jeni në gjendje të bëni vetëm një gjë të vogël të asaj që babai im bëri për mua.
Për vite të tëra është dashur ta bindi vetveten nëse do të jap intervista për një gazetë të veçantë për shkak se ata shtrembëronin gjithçka, por kryesisht për shkak se ata nuk do të ndalen duke shkruar emrin e vëllait tim me `J`, dhe unë kam parë një defekt në respektin. Herën e parë që një gazetar kërkoi falje në gazetë – Ian me shkronjën I – u qetësova.
Për të mos përmendur është edhe fakti se sa keq isha kur zbulova të gjitha letrat e fyerjeve, kërcënimeve dhe çmendurive të ndryshme, që nëna ime kishte marrë në shtëpi për vite me radhë, kur ishte vetëm aty. Ajo nuk më lejoi ta shihja, në mënyrë që të mos ndjehesha e edhe më keq. Ajo, që gjithmonë ka bërë përpjekje për të mbajtur familjen së bashku, që ne të mos humbnim asgjë për të na bërë të ndjeheshim të sigurt – dhe në fund kishte persona që guxuan ta fyenin.
Kur mendoj për këtë, më rrjedhin shumë lot nëpër fytyrën time dhe e pyes veten: ‘Pse?’ Unë e zgjodha këtë rrugë vetëm që të mund të shkoj dhe të jetoj ëndrrën time.
Si fëmijë, si një vajzë, si një grua e re, vazhdova të ëndërroja. Sepse dikush tha, ‘Jemi të gdhendur nga druri i njëjtë nga i cili do të bëhen ëndrrat. `Dhe unë jam dakord. Si mund të duam një jetë më të mirë, nëse shohim vetëm të tjerët? Si mund të shpresojmë se ka gjëra të këndshme kur komentojmë për gjithçka që ndodh rreth nesh? Si mund të shpresojmë që diçka të na zgjojë çdo mëngjes me një buzëqeshje, kur ne jemi të parët që vetvetes i vendosim kufij dhe nuk duan të besojnë në to? Dhe mbi të gjitha, si mund të ëndërrojmë nëse nuk kemi guximin t’i mbyllim sytë dhe të dëgjojmë veten tonë të brendshëm?”.
Me një shkrim pak më të gjatë, Lara si duket tek Valoni ka gjetur mbështetjen e madhe shpirtërore dhe jeta e saj duket të jetë shumë e lumtur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Princi William i nënshtrohet testit sekret të kancerit: Familja mbretërore përballet sërish me sëmundje të rrezikshme?

Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Escada” vjen me hitin “Bali Paradise” nga këngëtarja shqiptare Donna Dafi, e cila është edhe imazhi i kësaj marke për vitin 2025

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Princi William i nënshtrohet testit sekret të kancerit: Familja mbretërore përballet sërish me sëmundje të rrezikshme?

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës