LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka çfarë duhet të dini për testimet serologjike për COVID-19

Gjithçka çfarë duhet të dini për testimet serologjike për COVID-19

Fillimi i testimeve serologjike për detektimin e antitrupave Anti-SARS-CoV-2, si ide, në fillet e saj ka qenë një hap shumë i rëndësishëm në skriningun e popullatës rreth shkallës së imunizimit të saj. Po ashtu, këto testime shërbejnë edhe si një indikator për ndërmarrje të masave parandaluese.

CDC (Centers for Disease Control and Prevention), më datë 23.05.2020, ka publikuar një udhërrëfyes në lidhje me testimin serologjik të antitrupave ndaj COVID-19. Ndër tjerash, në mënyrë shumë të qartë thuhet që “momentalisht nuk është identifikuar ndonjë avantazh mes testeve të cilat identifikojnë IgM, IgM dhe IgG ose antitrupat total” dhe se e rëndësishme është që të përzgjedhet një test serologjik i cili ka një specificitet të lartë dhe i minimizon rezultatet fals pozitive


Rrjedhmisht, një konstatim i tillë në mënyrë tejet të qartë dhe të thjeshtë tregon se në këtë situatë pandemie me SARS-CoV-2, përzgjedhja e llojit të testit serologjik drejtpërdrejtë është e varur nga performance e testit, konkretisht sensitivitetit dhe specificitetit.

Specificiteti i një testi diagnostik paraqet apo nënkupton aftësinë e atij testi që të bëjë përcaktimin e saktë të rezultateve vërteta negative (true negative). Thënë ndryshe, të bëjë identifikimin e saktë të pacientëve të cilët nuk e kanë sëmundjen (vërtetë negativ (true negative)) dhe në këtë mënyrë të mos fitohen rezultate të rreme pozitive (false positive).

Sa më e lartë të jetë vlera e specificitetit (e shprehur në përqindje) e testit diagnostik, sipas udhëzimeve të CDC, aq më të besueshme dhe të vërteta janë rezultatet e saj.

Krahas specificitetit, edhe sensitiviteti i testit diagnostik luan një rol të rëndësishëm sa i përket besueshmërisë dhe saktësisë së rezultateve. Sensitiviteti i një testi diagnostik paraqet apo nënkupton aftësinë e atij testi që të bëjë përcaktimin e saktë të rezultateve të vërteta pozitive (true positive) apo thënë ndryshe, të bëjë identifikimin e saktë të pacientëve të cilët e kanë sëmundjen (vërtetë pozitiv (true positive)) dhe në këtë mënyrë të mos fitohen rezultate të rreme negative (false negative).           

Dihet që gjatë përgjigjes imune ndaj infeksioneve me patogjenët e njohur deri më tani, në organizëm zakonisht antitrupat IgM krijohen më herët sesa ata IgG, kështu detektimi i antitrupave IgM tregon për një infeksion të hershëm, ndërsa detektimi i antitrupave IgG për një infeksion të kaluar. Mirëpo, një gjë e tillë nuk vlenë te rasti i infeksioneve me SARS-CoV-2, pasi që krijimi i antitrupave IgM dhe IgG fillon thuajse në të njëjtën kohë, rreth ditës së 6 apo 7 pas ekspozimit dhe se më herët mund të detektohen antitrupat total (IgM dhe IgG së bashku me anë të testit që bënë detektimin e të dyve njëkohësisht) sesa IgM dhe IgG (të detektueshëm me anë të testeve individuale).

Gjithashtu, është raportuar krijimi i antitrupave IgM dhe IgG edhe brenda ditës së katërt pas ekspozimit. Andaj, marker serologjik më sensitiv dhe më i hershëm janë antitrupat total.

Pra, në testimet serologjike, si test i zgjedhjes duhet të jetë ai test i cili e bënë përcaktimin e antitrupave totale (IgM dhe IgG të maturuar), pasi që në këtë mënyrë sigurohet ofrohet një detektim më i hershëm i antitrupave, më sensitiv dhe specific, dhe rrjedhimisht më i saktë. Po ashtu, një testim i tillë është më pak i kushtueshëm për pacientët.

Hulumtuesit kanë vërejtur edhe krijimin e antitrupave IgA, të cilët sekretohen nga sipërfaqja e mukozave të trupit dhe prezenca e tyre mund të matet në sekrecionet e tyre mirëpo ende nuk është evaluuar detektimi i tyre në serum dhe rrjedhimisht nuk rekomandohet matja e këtyre antitrupave në serum.

Gjithashtu, informacionet të cilat janë duke qarkulluar, se përcaktimi ndaras i antitrupave IgM është zëvendësim i metodës RT-PCR, janë tejet të paarsyeshme por edhe të rrezikshme në të njëjtën kohë, e po ashtu aspak të bazuara në njohuritë e deritanishme rreth testimeve serologjike për COVID-19. Rreth detektimit të infeksionit akut, ekspertët nëpër botë pohojnë që testimi i acideve nukleike (NAT testing) dhe testet serologjike të antigjenëve janë metoda që rekomandohen për diagnostifikimin e infeksioneve akute/aktive dhe se nuk vlen e njëjta për testet serologjike të antitrupave.

Konstatimet se testet e veçanta serologjike të antitrupave IgM mund t’i diagnostifikojnë infeksionet akute/aktive janë kryesisht tendencë për favorizimin e testimeve veç e veç të IgM dhe IgG ndaj detektimit të antitrupave totale. Për më tepër tendencat e këtilla janë të bazuara vetëm në atë se çfarë mund të ofrojnë testet e atyre kompanive të cilat qarkullojnë me teste të cilat përcaktojnë ndaras IgM dhe IgG, përderisa shkenca botërore e madje as CDC nuk e thojnë apo mbështesin një gjë të tillë.
Për këtë arsye, shtetet kërkojnë nga udhëtarët që të dëshmojnë testin negativ per RT-PCR dhe jo IgM.

Një gjë tjetër shumë kruciale për të cilën duhet të jetë i testuar dhe validuar testi serologjik për detektimin e anitrupave kundër SARS-CoV-2, është se duhet ta ketë të dëshmuar mungesën e reaksioneve të kryqëzuara. Në rastin e SARS-CoV-2, virusët e familjes së koronavirusëve kanë një analogji të lartë në strukturën e proteinave të tyre. Andaj, në këtë kontekst fjalën përfundimtare e thotë principi i matjes.

Roche Diagnostics kompania lider në botë në fushën e diagnostikës ofron testin serologjik Elecsys® Anti-SARS-CoV-2 me specificitet 99.80 % dhe sensitivitet 100% përmes distributorit të vetëm të autorizuar për Republikën e Kosovës “Swissmed” Sh.p.k.

Nëse dëshironi të informoheni më shumë në lidhje me karakteristikat e testeve serologjike, rëndësinë në përzgjedhjen e testit serologjik, tesitimin total të antitrupave që po realizohet tashmë nga laboratorët më me reputacion në Kosovë, ju rekomandojmë të klikoni linkun: https://swissmed-ks.com/index.php/te-rejat/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori