LAJMI I FUNDIT:

Gjirafa50 mbush sot 7 vite në treg

Gjirafa50 mbush sot 7 vite në treg

Platforma e blerjes online për produkte të teknologjisë Gjirafa50, që është pjesë e kompanisë më e madhe kosovare të teknologjisë, Gjirafa, sot feston ditëlindjen e 7-të.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, kompania e cila sot ka mbi 160 mijë produkte ka kujtuar rrugëtimin e saj që nga themelimi më 9 nëntor të vitit 2016.


“Sot, Gjirafa50 feston ditëlindjen e 7-të. Rrugëtimin e filluam së bashku, me 9 nëntor 2016, duke sjellë 50 produkte dhe një eksperiencë të re të blerjes online. Falë besimit tuaj, ne jemi rritur nga 50 produkte në vitin e parë, në platformën më të madhe për blerje online në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni me mbi 160,000 produkte”.

Gjirafa ka falënderuar klientët dhe bashkëpunëtorët për kritikat dhe sugjerimet për të arritur deri në këtë nivel.

“Ky sukses i takon të gjithë juve që na besuat, na kritikuat dhe na përkrahët për të arritur këtu ku jemi sot, bashkëpunëtorëve tanë dhe ekipit tonë të përkushtuar, të cilët besojnë në potencialin dhe të ardhmen e Gjirafa50”.

“Faleminderit për çdo kritikë, për besimin, për përkrahjen tuaj falë të cilave jemi rritur së bashku”, thuhet mes tjerash në njoftim./Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Gjirafa50 (@gjirafa50)