Reperja e njohur Gjira Kajtazi prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani bashkë me familjen e saj.

Ajo është e martuar që disa vite me futbollistin Ali Ibrahmi të cilët tashmë kanë edhe një fëmijë të quajtur, Maël.


Duke qenë se jeton larg familjes dhe vendlindjes së saj, artistja shqiptare së fundmi ka reaguar ndaj situatës me COVID-19.

Screenshot 11 5 Gjira Kajtazi (Foto: Instagram)

“Ju që po postoni nga dhërmia - jeni pa shpirt”, e ka nisur postimin e saj ajo duke iu referuar artistëve të tjerë që kanë nisur pushimet në bregdetin shqiptar në Dhërmi.

“Ky far m** corona na ka bërë bajat jetën, nuk po mundem të vij as në vendlindje - që nëntë muaj nuk i kam parë prindërit e mi”, ka thënë ajo mes tjerash.

gjirakajtazi 103956132 2698019700303612 6299230254374840214 n Gjira Kajtazi (Foto: Instagram)

Në një intervistë të dhënë më parë, Kajtazi është shprehur se nuk ka një përgjigje të saktë për arsyen e stagnimit prej vitesh në muzikë.

“Nuse” mbetet projekti i fundit i lansuar nga Gjira në bashkëpunim me DJ Arbi, të cilin e ka sjell vetëm në versionin ‘audio’. /Telegrafi/