LAJMI I FUNDIT:

Gjini: Rruga e Kurtit për ta përça SBASHK-un është e gabuar

Gjini: Rruga e Kurtit për ta përça SBASHK-un është e gabuar

Kreu i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini e ka cilësuar si të gabuar rrugën e kryeministrit Albin Kurti që ta përçajë SBASHK-un, dhe grevën. Gjini ka thënë se njëra nga mënyrat që Qeveria ka tentuar të bëjë presion te mësimdhënësit, ka qenë nëpërmjet komunave, duke iu kërkuar listat e mësimdhënësve që janë në grevë.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, njëherësh nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti janë munduar të gjejnë rrugë për të shkatërruar imazhin e SBASHK-ut, dhe BSPK-së, dhe jo rrugë që i dërgon drejt një marrëveshje të përbashkët.


I pari i Komunës së Gjakovës në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se njëra nga mënyrat që Qeveria ka tentuar të bëjë presion te mësimdhënësit, është nëpërmjet komunave, ku ka kërkuar listat e mësimdhënësve që janë në grevë.

Ndërkaq, mënyrë tjetër është deklarata e Ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili ka thënë se nuk do të ekzekutohen pagat për grevistët.

“Gjithashtu edhe ministri i financave nuk ka autoritet mos me i ekzekutu pagat, pasi që është një zingjir të vij deri të mosekzekutimi i pagave, dhe kjo është një vendim politik, pasi ministri i financave nuk është përgjegjës për mbarëvajtjen e mësimit, por janë komunat”, ka thënë Gjini.

Nëpermjet kësaj, sipas Gjinit ministri Murati e ka “inkriminu vetën, me ndaljen e pagave, pasi vetëm punëdhënësi i drejtëpërdrejtë ka të drejtë ligjërisht”.

Gjini ka bërë të ditur se listat e mësimdhënësve iu dorëzohen ministrisë çdo muaj, për shkak se ndonjë mund të pensionohet, dhe ndonjë mund të vdesë, prandaj listat përditësohen.

Kreu i Gjakovës ka komentuar edhe ndërprerjen e grevës në disa shkolla të kësaj komune, duke thënë se ai nuk ka pas ndonjë kërkesë as të vazhdojë dhe as të ndalohet greva.

Gjini ka shtuar se mund ta gjeneralizojnë si thymje pasi vetëm 5 shkolla janë hapë në Gjakovë, nga mbi 50 të tjera sa janë në këtë komunë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori