LAJMI I FUNDIT:

Gjini, Kusari- Lilës: Keni shkarkuar të gjithë drejtorët e PDK-së (Video)

Gjini, Kusari- Lilës: Keni shkarkuar të gjithë drejtorët e PDK-së (Video)

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se Mimoza Kusari-Lila ka shkarkuar nga puna të gjithë drejtorët e PDK-së në komunën e Gjakovës.

“Në Gjakovë të gjithë e dimë se shumica dërmuese e drejtorëve që kanë nisur punën nuk e kanë përfundua ose kanë dhënë dorëheqje ose janë larguar. Disa janë larguar për shkak se është prish koalicioni”, ka thënë Gjini.


Ai ka shtuar se të gjithë drejtorët e PDK-së janë shkarkuar për shkak të performancës së keqe.

“Drejtoreshën e arsimit njëherë e ke shkarkua pastaj e largu nga shkarkimi”, ka thënë Gjini. /Telegrafi/