LAJMI I FUNDIT:

Gjini: Që një muaj në Gjakovë nuk kemi raste të reja me coronavirus

Gjini: Që një muaj në Gjakovë nuk kemi raste të reja me coronavirus

Komuna e Gjakovës pothuajse ka mposhtur pandeminë të quajtur COVID-19. Në këtë komunë ka gati katër javë që nuk është shënuar asnjë rast i ri me coronavirus. Ndërsa të gjitha rastet janë konfirmuar si të shëruar.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini në një prononcim për KosovaPress ka thënë se situata e pandemisë në këtë rajon është menaxhuar mirë.


Pavarësisht që nuk ka asnjë rast të ri, Gjini ka thënë se kujdesi duhet të jetë në maksimum.

“Ka diku katër javë që në Gjakovë nuk kemi raste të reja dhe pothuajse 3 javë që janë shëruar të gjitha ata që kanë qenë të infektuar me COVID-19. Nuk kemi më të infektuar pothuajse që tri javë por kjo nuk do thotë që nuk duhet të kemi kujdes sepse Kosova është e vogël dhe nuk guxojmë të relaksohemi dhe të mendojmë që e kemi tejkaluar”, ka thënë Gjini.

Gjini tha se masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së coronavirusit po respektohen nga qytetarët.

Ai shpreson që shpejt do të hapen bizneset pasi që dëmet janë të mëdha në këtë sektor.

“Mund të them që pjesa dërrmuese e qytetarëve të Gjakovës i kanë respektuar masat të cilat janë vendosur për parandalimin ose për ngadalësimin e përhapjes të coronavirusit. Kemi dalje më të mëdha ditëve të fundit, ekziston një liri më e madhe e daljes… unë shpresoj që nuk do kemi raste të reja dhe që shumë shpejt do hapet ekonomia, do të hapen bizneset sepse dëmet janë të mëdha”, ka thënë Gjini.

Kujtojmë që nga data 8 shkurt deri më 14 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 10.942 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 945 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 690.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori