LAJMI I FUNDIT:

Gjinekologu ukrainas instaloi kamera të fshehta në ordinancë për t’i filmuar pacientet, pamjet i publikoi në ueb-faqe pornografike

Gjinekologu ukrainas instaloi kamera të fshehta në ordinancë për t’i filmuar pacientet, pamjet i publikoi në ueb-faqe pornografike

Policia ukrainase është duke hetuar gjinekologun Vyacheslav Tripolko, i cili akuzohet se ka filmuar një numër të madh të femrave në ordinancën e tij, dhe ato pamje i ka shitur nëpër ueb-faqe të ndryshme që kanë përmbajtje pornografike.

Videot e dhjetëra pacienteve janë zbuluar rastësisht nëpër ueb-faqe të ndryshme pornografike. E gjithë ngjarja u zbulua kur një grua pa veten në një faqe pornografike, ku shihej duke kryer kontroll te mjeku, transmeton Telegrafi.

Me të kuptuar për çfarë po bëhej fjalë policia ukrainase ishte nisur për në ordinancën e tij në Oddesa, ku edhe ka gjetur kamera të fshehta. Të gjitha femrat që ishin paciente të tij janë filmuar lakuriq, kurse videot janë postuar në një ueb-faqe me përmbajtje pornografike.


Tripolko që ishte njëherit drejtor i ordinancës nuk është arrestuar, por thjesht nuk i lejohet të shkojë në vendin e tij të punës. Ai po akuzohet për prodhim dhe distribuim ilegal të pornografisë dhe nëse shpallet fajtor, mund të dënohet deri në shtatë vite burgim.

E kur një nga pacientet i dërgoi disa mesazhe pas zbulimit shokues, ai ka mohuar kategorikisht akuzat duke u arsyetuar se kinse konkurrentët ia kanë montuar rastin.

“Ai beson se është viktimë e lojës së ndyrë të dikujt tjetër. Ka akuzuar gjinekologët e tjerë kinse i kanë vendosur kamera nëpër ordinancë”, ka shtuar kjo paciente.

Gjinekologu i akuzuar ka deklaruar se gjatë verës së kaluar kishte paguar një shumë të majme të parave për të instaluar alarmin e ri në klinikën e tij. Ai konsideron se gjatë asaj periudhe ka mundur kushdo t’i vendos kamerat e fshehta.

Megjithatë disa pamje po del të jenë se janë filmuar më herët, gjë që është verifikuar lehtë, kështu që edhe ky argument nuk i ka shkuar siç kishte planifikuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori