LAJMI I FUNDIT:

Gjinekologji, një gruaje i hiqet cista që peshonte 10 kilogramë

Gjinekologji, një gruaje i hiqet cista që peshonte 10 kilogramë

Një ekip mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë  të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka kryer një operacion të komplikuar tek një grua, duke ia larguar një cist nga vezorja, i cili peshonte 10 kilogramë.

Kështu thuhet në një njoftim për media, ku gjatë intervenimit, pacientes i janë ruajtur organet reproduktive (mitra dhe vezorja), ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe me rekomandim të mjekut do të lirohet shumë shpejt në shtëpi.


Shef i Repartit të Operativës, Zef Ndrejaj e ka përshkruar hollësisht çështjen, ndërkaq ka thënë se gjatë karrierës së tij është rasti i parë me përmasa kaq të mëdha.

“Është një tumor i vezores, faktikisht cist i vezores së djathtë. Janë raste të shpeshta, por jo në këtë përmasë , me këtë përmasë janë shumë të rralla. Prej përvojës sime  20 vjeçare, është rasti i vetëm që e kam parë me këto përmasa”, tha Ndrejaj.

Operimi ka zgjatur dy orë dhe është realizuar me thikën Ultrasonike (Ligashurën), një pajisje  që e bën  ndërhyrjen më të shpejtë e më të lehtë dhe, veç prerjes, kryen edhe qepjen, pa pasur nevojë për intervenim me penj e gjilpërë.

Siç thuhet në njoftim, klinika e Gjinekologjisë është pajisur me këtë aparaturë vitin e kaluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK, me qëllim që të ofrohen shërbime më cilësore për pacientin.

“Cisti e kishte mbuluar tërë hapësirën e abdomenit. Falë aparaturës së re, operacioni ka qenë shumë i suksesshëm,  ka qenë më i lehtë dhe nuk kishte asnjë komplikim”, thekson Ndrejaj.

Pacientja V. K kishte menduar së është shtatzënë, por pas ultrazërit gjinekologu i kishte rekomanduar operimin.

Ajo thotë se tash është mirë dhe nuk ka më dhimbje.

“Kam menduar që jam shtatzënë, se fëmijë nuk kam. Kur e kam bërë ultrazërin te gjinekologu, më ka thënë që është një cist dhe duhet të operohem, patjetër. Tash, jam operuar dhe po e ndjej vetën shumë mirë”, pohon Kabashi, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori