LAJMI I FUNDIT:

Gjimnastika kosovare pranohet nga Unioni Europian i Gjimnastikës

Gjimnastika kosovare pranohet nga Unioni Europian i Gjimnastikës

Federata e Gjimnastikës e Kosovës (FGJK) ka pranuar konfirmimin nga Unioni Evropian i Gjimnastikës (UEG), se është pranuar në këtë organizatë me të drejta të plota.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Europian të Gjimnastikës (UEG), të mbajtur me 21–22 nëntor 2015, në Bratisllavë të Sllovakisë, ku edhe është bërë pranimi i FGJK-ës si anëtare e Unionit Kontinental të UEG-ut.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i FGJK-së, Besim Halilaj, si dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj Federate, Amir Tahiraga, të cilët nuk e fshehën gëzimin e tyre për këtë lajm të madh për këtë sport.