LAJMI I FUNDIT:

Gjilani shpërblehet me 430 mijë euro për performancë të lartë

Gjilani shpërblehet me 430 mijë euro për performancë të lartë

Komuna e Gjilanit, si rezultat i performancës së lartë në kuadër të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale dhe tri kushteve minimale të vlerësimit, është shpërblyer me grant prej 430 mijë e 423 euro nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe organizata zvicerane DEMOS për vitin 2020, që bashkëfinancohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur falënderim për MAPL, DEMOS dhe organizatat tjera, për vlerësimin e lartë për Komunën e Gjilanit.


“Jam shumë i nderuar që Gjilani është ranguar në krye për performancën e lartë nga MAPL e DEMOS. Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Gjilanin. Këto mjete nga granti, sikur edhe ato të kaluarat, do të përkthehen me investime komunitare. Faleminderit ekipit të madh Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale për punën e madhe që e kanë bërë, sikurse edhe të gjithë resorëve të Komunës”, ka deklaruar kryetari.

Përndryshe, nga prej vitit 2016, Komuna e Gjilanit është shpërblyer me pesë grante të performancës në shumën prej mbi 600 mijë euro, ndërkaq me këtë të fundit e çon shifrën totale prej mbi 1 milion euro.

Nga grantet e kaluara, përveç tjerash, është ndërtuar pjesa e parë e Rrugës së Kumanovës, rrethrrotullimi tek hyrja në Rrugën e Prishtinës dhe asfaltimi i rrugëve me elementet përcjellëse në lagjen Porodin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori