LAJMI I FUNDIT:

Gjilani nuk e pranon vendimin e MASHT-it (Video)

Gjilani nuk e pranon vendimin e MASHT-it (Video)

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për anulimin e Testit të Arritshmërisë të semi-maturantëve, i ka shokuar nxënësit, prindërit dhe udhëheqësit e arsimit në Gjilan, raporton KTV. Ndërsa, i ka quar në këmbë edhe udhëheqësit e arsimit në Komunë.

Ata nuk po pajtohen assesi me këtë vendim, të cilin e quajnë të qëllimshëm dhe tendencioz, derisa kërkojnë që Ministria e Arsimit ta tërheqë këtë vendim.


Thonë se Ministria nuk ka dhënë asnjë fakt që ka pasur ndonjë parregullsi, për çka edhe e ka anuluar testin.

Drejtori i arsimit në Gjilan thotë se nuk është e drejtë që pasi janë shpallur rezultatet, të anulohen të njëjtat.

Të habitur dhe kundër këtij vendimi janë edhe drejtorët e shkollave fillore. Ata thonë se nuk ka pasur asnjë parregullsi dhe gjithçka ka shkuar sipas rregullave.

Nxënësit edhe vetë shprehen se nuk janë të sigurt nëse do të shkojnë sërish në test më 8 qershor, kur është caktuar data tjetër e mbajtjes së tij.

Nëse nxënësit nuk pranojnë ta mbajnë sërish testin, drejtorët e Arsimit thonë se nuk do të marrin përgjegjësi për këtë. Por, si duket, krejt këto ankesa nuk do të merren parasysh.

Musa Kadriu, nga Ministria e Arsimit, ka thënë se nuk do ta tërheqin këtë vendim ngase vlerësojnë se mësimdhënësit nuk e kanë administruar mirë mbarëvajtjen e testit. Sipas Kadriut, aty janë lejuar të përdorën celularët dhe të bashkëpunojnë nxënësit ndërmjet vete.

https://vimeo.com/168805266