LAJMI I FUNDIT:

Gjilani, lider i Superligës së Kosovës – mposht Ballkanin

Gjilani, lider i Superligës së Kosovës – mposht Ballkanin

Gjilani ka arritur ta mposht Ballkanin në javën e pestë të Superligës së Kosovës me rezultat minimal 1-0.

Të dyja skuadrat e filluan përballjen e tyre me një lojë të hapur, derisa rastet nuk kishin se si të mungonin për gol.

Visar Berisha i Ballkanit e rrezikoi portën e vendasve me një gjuajtje me kokë, mirëpo ajo u ndal nga portieri Haxhihamza.


Skuadra e Ismet Munishit kishte një rast ideal për gol në minutën e 26-të, pasi Arbër Hoxha gjuajti nga 20 metra, por portieri i Gjilanit ishte përsëri në vend.

Vendasit filluan të këndellen në fund të pjesës së parë duke e rrezikuar portën e Ballkanit me anë të Gerhard Prognit, por pa sukses.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa e dyta ishte e rezervuar për Gjilanin.

Me të filluar 45 minutëshi i dytë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Prognit që shënoi në minutën e 47-të.

Gjilanasit tentuar të dyfishonin epërsinë në minutat në vazhdim, por goditjen e Fiton Hajdarit e ndali portieri Ruxhi.

Ballkani tentoi në fund të barazonte rezultatin, mirëpo mbrojtja e ngjeshur e vendasve, bëri që rezultati të mbetej 1-0.

Pas xhiros së pestë, Gjilani është bërë lider i Superligës 12 pikë , derisa Ballkani renditet në të tretin me tetë sosh, gjersa është humbja e parë për ta në këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori