Gjilani konfirmon drejtuesit e rinj të klubit: Fatlum Pireva president, Syart Rrahmani drejtor gjeneral

Gjilani ka konfirmuar ndryshimet në kryesinë e klubit, ku në krye ka ardhur presidenti Fatlum Pireva, ndërsa në pozitën e drejtori gjeneral është emëruar Syart Rrahmani. Pas një sezoni me probleme ku vetëm në fund arritën të sigurojnë mbijetesën, tani më në klub ka ndryshime në kryesi. “Sport Club Gjilani konfirmon ndryshimet në udhëheqësinë e klubit, duke bërë të ditur që tashmë Fatlum Pireva do të jetë përfaqësues i aksionarëve duke bartur postin e presidentit”. Ndryshimet në udhëheqjen menaxheriale të klubit vijnë si proces i politikave dhe alternativave strategjike duke përfshirë gjithë strukturën drejtuese. Krahas pozitës në klub, Pireva gjithashtu do të jetë përfaqësues i klubit në Federatën e Futbollit e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit.




































