Një burrë ka raportuar në polici se vajza e axhes së tij, është marrë pa dëshirën e saj nga një person i dyshuar mashkull dhe është futur me forcë në një veturë.

I njëjti ka treguar se më pas vetura është larguar në drejtim të Prishtinës.


I dyshuari dyshohet për veprën penale "Privim i kundërligjshëm nga liria".

Prokurori është informuar për rastin dhe hetimet nga njësitet policore janë duke vazhduar. /Telegrafi/