LAJMI I FUNDIT:

Gjiko flet për rastin e akuzave të dhunimit: Gjendja ime emocionale ka qenë e rëndë, por jam mundur të jem sa më i fortë

Gjiko flet për rastin e akuzave të dhunimit: Gjendja ime emocionale ka qenë e rëndë, por jam mundur të jem sa më i fortë
Foto: Top Channel/YouTube

Reperi i njohur Gjiko ka qenë i ftuar mbrëmjen e së premtes në “Më lër të flas”.

Ai ka folur për herë të parë mbi rastin gjyqësor me të cilin po përballet, mes akuzave që janë ngritur në drejtim të tij nga një femër për dhunim.

Reperi pejan ka rrëfyer se si e ka përjetuar rëndë një gjë të tillë, por është munduar ta tejkalojë, duk besuar në të vërtetën e tij.


“Gjendja emocionale ka qenë shumë e rëndë për mua, edhe pse mundohem të jem sa i fortë psikologjikisht. Kur lexon në një gazetë që thotë ekziston një video dëshmi që Gjiko e ka bërë këtë krim… nuk e di si mund ta besojnë njerëzit, kur shteti po ta ketë atë provë, të fut në burg. Si mundet një portal të japë moshë, të thotë që ekziston video, dhe shumë gjëra të tjera. Unë e di që nuk ka shkuar asnjë person për mua në polici dhe të thotë që ky më ka përdhunuar”, ka thënë Gjiko.

Foto: Top Channel/YouTube

Tutje, 30-vjeçari shtoi se e vërteta do të dalë në shesh herët a vonë dhe të gjithë ata që kanë akuzuar do të mbajnë përgjegjësi.

“Nëse ekziston një njeri që një herë në jetë, jo vetëm për këtë, por dhe për diçka më të lehtë, sikur t’ia kem prishur qejfin njëherë, të dalë lirshëm në televizor dhe ta thotë. Do të doja të flisja më shumë, por me sa kam folur me avokatët, këto që po themi këtu, do të shkruhen në portale dhe mund të shtrembërohen. Le ta dinë të gjithë që herët apo vonë, e vërtetë ka për të dalë. Herët apo vonë, ata që kanë dashur të më njollosin, do të dalin para gjyqit. Edhe ata persona të njohur, që kanë ndikim dhe kanë shkruar në rrjete sociale diçka që nuk është e vërtetë do të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë reperi, emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Magazina
Kalo në kategori