LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti suedez i lojërave elektronike i blen të drejtat e Lord of the Rings dhe The Hobbit

Gjiganti suedez i lojërave elektronike i blen të drejtat e Lord of the Rings dhe The Hobbit

Kompania e cila i ka nën pronësi të drejtat e veprave të JRR Tolkien, duke përfshirë këtu edhe Lord of the Rings dhe The Hobbit, është blerë nga firma suedeze e lojërave elektronike Embracer Group, e cila ka lënë të kuptohet se do të bëjnë filma “spin-off” të bazuar në karakteret e popullarizuara sikurse Gandalf, Aragorn dhe Gollum.

Embracer ka blerë Middle-earth Enterprises, kompania e cila i kontrollon të drejtat intelektuale të filmave, video lojërave, lojërave të tavolinës, mallrave komerciale, parqeve me tematikë të bazuar në filma dhe skenave të xhirimit të cilat lidhen me dy veprat më të njohura letrare të Tolkien.


The Guardian raporton se marrëveshja gjithashtu përfshinë “të drejtat e barabarta” në veprat tjera letrare të lidhura me Middle-earth e që janë të autorizuara nga Tolkien Estate dhe HarperCollins – kryesisht The Silmarillion dhe The Unfinished Tales of Numenor dhe Middle-earth- të cilat janë publikuar pas vdekjes së Tolkien në vitin 1973, transmeton Telegrafi.

Kur biznesi ishte vendosur në shitje nga Saul Zaentz Company, e cila në vitin 1976 i kishte blerë këto të drejta nga trashëgimtarët e Tolkien Estate dhe HarperCollins, ishte pritur që të blihej nga Amazon në mënyrë që ata ta ndërtojnë perandorin e tyre personale të Middle-earth.

Në vitin 2017, Amazon kishte paguar 248 milion euro për të drejtat e prodhimit të një serie ku përfshihen ngjarjet e ndodhura para Lord of the Rings, e cila u quajt Rings of Power, lansimi global i të cilës do të bëhet me 2 shtator në shërbimin Prime Video të Amazon.

Amazon kishte negociuar drejtpërdrejtë me Tolkien Estate për të xhiruar serinë, pasi që marrëveshja origjinale e të drejtave e bërë nga Saul Zaentz në vitin 1976, nuk përfshinte kontrollin mbi bërjen e serive televizive me më shumë se 8 episode. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Kalo në kategori