Nico Paz është një nga zbulimet e këtij edicioni në elitën e futbollit italian Serie A.

Mesfushori ofensivë iu bashkua Comos nga Real Madridi për gjashtë milionë euro dhe vlera e tij është rritur ndjeshëm pas paraqitjeve fantastike.


Real Madridi ka ruajtur 50 për qind të fitimit nga shitja e ardhshme e mesfushorit, por edhe ka një klauzolë riblerje në tre vitet e ardhshme.

Por duke marrë parasysh që Los Blancos ende nuk kanë vendosur nëse do ta rikthejnë argjentinasin në Santiago Bernabeu, një tjetër top klub është futur në garë për të.

467399187 962795999210769 2298549034579770547 n

Kampioni në fuqi i Italisë, Inter e ka bërë priroitet transfeirmin e Nico Paz, pasi e shohin atë si zëvendësuesin e Hakan Calhanoglus.

20-vjeçari këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka asistuar edhe në katër të tjerë.

Përveç Interit në garë për yllin argjentinas janë edhe Arsenal, Milan, Juventus dhe Napoli. /Telegrafi/

telegrafi sport app