LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti anglez gati ta paguajë çmimin e kërkuar nga Napoli për Victor Osimhen

Gjiganti anglez gati ta paguajë çmimin e kërkuar nga Napoli për Victor Osimhen

Manchester United thuhet se ka kontaktuar me yllin në pronësi të Napolit, Victor Osimhen, për të cili është vendosur çmimi prej 75 milionë euro për të ndërprerë huazimin e tij me Galatasarayn në janar.

Qendërsulmuesi u dërgua në huazim në Turqi në shtator, pasi mundësitë e verës te Chelsea dhe Arabia Saudite Pro League nuk u kompletuan.

Ai ka bërë një përshtypje të madhe te gjiganti turk, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë pesë asistime në 15 ndeshje mes Super Ligës së Turqisë dhe Ligës së Evropës.


Edhe pse ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij të vendosur në 90 milionë euro dhe që do të bjerë në 80 milionë euro në fund të sezonit, është raportuar se Napoli do të ishte i përgatitur ta linte atë të largohej në janar për 75 milionë euro.

Mund të ketë gjithashtu një tarifë të veçantë që klubi blerës do t’i duhet të paguajë Galatasaray për ndërprerjen e parakohshme të huazimit.

Sipas ekspertit të transferimeve Sacha Tavolieri në Sky Sports, klubi më i fundit që ka vënë syrin te Osimhen është Manchester United.

Thuhet se ata tashmë kanë kontaktuar shoqëruesit e tij dhe ‘nuk do të ishte problem’ të pajtoheshin për kushtet personale me reprezentuesin nigerian.

Ruben Amorim i kërkon Man Unitedit transferimin e tre ‘galaktikëve’ për 166 milionë euro
Lexo po ashtu Ruben Amorim i kërkon Man Unitedit transferimin e tre ‘galaktikëve’ për 166 milionë euro

Man Utd kanë ecuri të keqe në Ligën Premier dhe duan një qendërsulmues për trajnerin e ri Ruben Amorim, i cili i përshtatet më mirë stilit të tij të futbollit.

Pretendentët e tjerë të janarit për Osimhen mund të përfshijnë Paris Saint-Germain dhe Juventus. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori