LAJMI I FUNDIT:

Gjevgjeli: U regjistrua si shqiptare, torturohet nga fqinjët

Gjevgjeli: U regjistrua si shqiptare, torturohet nga fqinjët

Ja këtu fsheh thikën dhe thotë çfarë po fotografon, ja fotografoje këtë tani. Ndërsa kjo është fotografia kur prish murin, duart më dridhen. “Erdhi policia, Jovan Gorgiev I’a lëshoi qentë nipit tim të vogël, nipi filloi të qajë”.

Violeta ka vite që përballet me këto situata. Ka kërkuar ndihmën e policisë, por ka has në vesh të shurdhër.

Nga reparti I policisë në Gjevgjeli kanë thënë se kanë ndërmarrë iniciativa për zgjidhjen e këtij problemi, por nuk kanë dhanë deklaratë median.


E ne mungese të përgjigjes institucionale, u detyruam që përgjigjet t`i kërkojmë vet. Shkuam tek dera e Jovan Georgievskit, por ja si përfundoi tentimi ynë për të biseduar për problemin e krijuar.

Sipas Violetës, gjithçka filloi në regjistrimin e fundit të popullsisë, kur Violeta Taseva nga Gjevgjelia, është deklaruar shqiptare.

– Problemet nisën më 3 nëntor, ndoshta arsyeja që u regjistrova si shqiptar në regjistrimin e popullsisë.

– Dhe që nga ajo kohë filluan problemet.

– Që atëherë, fqinjët nga të cilët kemi blerë një pjesë të oborrit për të cilin kemi edhe dëshmitarë dhe pas 13 vitesh vendosën të prishin murin me arsyetimin se nuk kanë rrugë, nuk kanë oborr.

-Përveç prishjes se murit cilët janë problemet tjera qe ua shkakton fqiu?

Njëherë na sulmoi në rruge duke përdorur fjalë vullgare. Për së dyti herë hyri me thikë, ku kam edhe fotografi

Sikur mos të mjaftonin problemet e përditshme të Violetës, ajo disa javë më parë u diagnostikua me kancer. E sëmurë dhe e lodhur psiqikisht, në mungesë të reagimit adekuat të institucioneve, I mbeti vetëm të drejtohet tek mediat. Shpreson që ndarja e storjes së saj me publikun, do të ndihmojë që ta gjejë qetësinë në shtëpinë e vet. /KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori