Gratë që janë abuzuar seksualisht kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar një lloj dëmtimi të trurit, që është i lidhur me rënien kognitive (njohëse), demencën dhe goditjen në tru - zbulon një studim i ri

Autorja e studimit, Rebecca Thurston, thotë se "mund të jetë abuzim në fëmijëri, adoleshencë ose edhe në moshë më të rritur", shkruan CNN.


Studimi i ri, i cili do të publikohet së shpejti në revistën "Brain Imaging and Behavior", kërkoi shenja të hiperintensiteteve të "materies së bardhë" në skanimet e trurit të 145 grave të moshës së mesme pa histori të mëparshme të sëmundjeve kardiovaskulare, goditjeve në tru ose demencës. Megjithatë, 68% e pjesëmarrësve kishin përjetuar trauma, dhe për 23% të grave, ajo traumë ishte abuzim seksual.

Hiperintensitetet e materies së bardhë, të cilat shfaqen si njolla të vogla të bardha në skanerin MRI, janë shënues të ndërprerjeve në qarkullimin e gjakut që kanë lënë dëmtime në tru

brexit domestic abuse 0

"Duke përdorur imazhe të trurit, ne zbuluam se gratë me një histori abuzimi seksual kanë hiperintensitet më të madh të lëndës së bardhë në tru, i cili është një tregues i sëmundjeve që lidhen me goditjet në tru, demencën, vdekshmërinë, rënien njohëse etj", u shpreh Thurston.

Studimi kontrollonte sëmundje dhe gjendje të tjera që do të ndikonin në zhvillimin e hiperintensiteteve të lëndës së bardhë, të tilla si mosha, hipertensioni, pirja e duhanit dhe diabeti.

Ky studim gjithashtu kontrolloi çrregullimet emocionale, përfshirë depresionin, ankthin dhe simptomat e çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD), citon Anabel.

Rritja e lëndës së bardhë, nuk u shpjegua me asnjë nga këto simptoma, por shpjegohej me abuzimin. Përfundimi është i qartë: Abuzimi seksual lë gjurmë traume në trup dhe në tru!

/Telegrafi/