LAJMI I FUNDIT:

Gjetja e mbetjeve mortore në Vidimriq, identifikimi mund të marrë deri në gjashtë muaj kohë

Gjetja e mbetjeve mortore në Vidimriq, identifikimi mund të marrë deri në gjashtë muaj kohë

Gërmimet e filluara në fshatin Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut rezultuan me gjetjen e mbetjeve mortore të tre trupave.

Dyshimet janë që ata trupa u takojnë shqiptarëve të cilët kanë përfunduar aty gjatë luftës si pasojë e krimeve nga forcat serbe.


Prandaj me ato gjetje po merret intensivisht Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Gjenden mbetje mortore të tre personave në Mitrovicë, dyshohet të jenë të luftës së fundit
Lexo po ashtu Gjenden mbetje mortore të tre personave në Mitrovicë, dyshohet të jenë të luftës së fundit

Valon Hyseni nga ky institut tregon se identifikimi i trupave mund të marrë disa muaj kohë.

“Prej momentit që merren mostrat që procedohen për analizë të ADN-së dhe tek rezultatet i merr tre deri në gjashtë muaj”, thotë Hyseni.

Deri tani, Hyseni tregon që është bërë pastrimi i mbetjeve mortore dhe se veprimet tjera pastaj vijnë me radhë.

“Së pari bëhet pastrimi i mbetjeve mortore, të cilat veç janë bërë. Pastaj bëhet përcaktimi i gjinisë, mosha dhe gjatësia trupore dhe merren mostrat për analizë të AND-së”, shton ai.

Kërkimet do të vazhdojnë edhe në Kamenicë, Podujevë, dhe në fshatin Bizhtazhin të Gjakovës./RTVDukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori