LAJMI I FUNDIT:

Gjenden mbetje mortore të tre personave në Mitrovicë, dyshohet të jenë të luftës së fundit

Gjenden mbetje mortore të tre personave në Mitrovicë, dyshohet të jenë të luftës së fundit

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka bërë të ditur se janë gjetur mbetjet mortore të tre personave, të cilët dyshohen të jenë viktima të luftës së fundit në Kosovë.

Gara bëri të ditur se mbetjet mortore u gjetën pas gërmimeve në fshatin Vidimriq të Mitrovicës.


Të dhënat e mëtutjeshme sipas Garës, do të saktësohen pasi të përfundojmë ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore përfshirë analizën e ADN-së.

“Gërmimet vlerësuese të filluara sot në lokacionin në fshatin Vidimriq, Mitrovicë, kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosjen e 3 individëve /personave , viktima të luftës, që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur. Sigurisht këto të dhëna do të saktësohen pasi të përfundojnë ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore , përfshirë edhe identifikimin përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur”, ka thënë ai.

Lokacioni në Vidimriq sipas Garës “është një nga rastet/ lokacionet e trajtuara pas një pune intensive në kuptim të shqyrtimit të hollësishëm te të gjitha të dhënave , pra analizimit të tyre nga ana e institucioneve kompetente të lartcekura në bashkëpunim me ekspertët e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe EULEX-it”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori