LAJMI I FUNDIT:

Gjeti çantën me 16.000 euro dhe ia dorëzoi policisë gjermane, të gjithë befasohen për të keq me veprimin e pronarit

Gjeti çantën me 16.000 euro dhe ia dorëzoi policisë gjermane, të gjithë befasohen për të keq me veprimin e pronarit

Një burrë 63-vjeçar në Gjermani kishte një Krishtlindje shumë të gëzuar, pasi një gjetës i sinqertë i ktheu atij çantën e shpinës që kishte harruar nën një pemë.

Por se ishte shumë i lumtur nuk është vetëm fakti se ai i ktheu çantën. Brenda saj kishte hiq më pak se 16 mijë euro dhe disa dhurata, përcjell Telegrafi.


Gjetësi 51-vjeçar njoftoi policinë pasi gjeti çantën pranë qendrës së qytetit perëndimor të Krefeld pak para mesnatës, në prag të Krishtlindjes.

Oficerët ishin në gjendje të identifikonin shpejt pronarin dhe ta “ribashkonin” me çantën e shpinës dhe përmbajtjen e saj të çmuar.

Burri që e gjeti çantën “refuzoi tarifën e gjetësit, sepse ishte Krishtlindje”, ka shkruar policia e Krefeld në Facebook.

Sipas mediave lokale, në Gjermani, kushdo që kthen një objekt të gjetur ka të drejtë në tarifën e gjetësit bazuar në vlerën e sendit.

Në këtë rast, zbuluesi do të kishte qenë 490 euro më i pasur nëse do të kishte pranuar shpërblimin.

Dhe për këtë veprim të pronarit ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale – shumica duke u befasuar për të keq me veprimin e tij. /Telegrafi/