LAJMI I FUNDIT:

Gjesti i shëmtuar i Roberto Mancinit, largohet nga stadiumi duke u ekzekutuar penalltitë – presidenti i federatës arabe shpërthen ndaj italianit 

Gjesti i shëmtuar i Roberto Mancinit, largohet nga stadiumi duke u ekzekutuar penalltitë – presidenti i federatës arabe shpërthen ndaj italianit 

Arabia Saudite është eliminuar nga Kupa e Azisë, pas ekzekutimit të penalltive nga Korea e Jugut 2-4 pasi koha e rregullt kishte përfunduar baras 1-1.

Arabët ishin në epërsi nga minuta e 46-të, por koreanët barazuan në minutën e fundit 90+9 për t’i siguruar vazhdimet dhe penalltitë ku pastaj fituan.

Megjithatë gjatë ekzekutimit të penalltive, Roberto Mancini ka bërë një gjest të shëmtuar duke u larguar nga banka rezervë dhe duke shkuar në zhveshtore.


Një moment i rrallë në histori të futbollit: Po ekzekutoheshin penalltitë, Mancini shkoi drejt tunelit para se Arabia Saudite të eliminohej
Lexo po ashtu Një moment i rrallë në histori të futbollit: Po ekzekutoheshin penalltitë, Mancini shkoi drejt tunelit para se Arabia Saudite të eliminohej

Ky gjest i Mancinit nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite, Yasser Al Meshal i cili tha se veprimi i italianit është i papranueshëm.

“Dalja e hershme e Mancinit nga fusha është e papranueshme. Megjithatë, ai foli me lojtarët në dhomat e zhveshjes duke i falënderuar për atë që ata bënë në Kupën e Azisë”, tha Yasser Al Meshal.

Ndërkohë për gjestin e bërë ka kërkuar falje trajneri italian Roberto Mancini, duke thënë se u largua për faktin se mendoi që ndeshja kishte përfunduar tanimë.

“Kërkoj falje që u largova para fundit, mendova se ndeshja kishte përfunduar tashmë. Nuk doja të mos respektoja askënd, dua të falënderoj të gjithë lojtarët e mi për atë që kanë bërë. Ata janë duke u përmirësuar shumë”.

“Jam shumë i lumtur dhe shumë i trishtuar. I trishtuar sepse ne u eliminuam, por në të njëjtën kohë të lumtur sepse jemi përmirësuar shumë. Ne punuam së bashku për një muaj dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Tani jemi një ekip edhe nëse është e qartë se duhet të përmirësohemi ende”, tha Mancini. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori