Gjesti reagon ndaj kritikëve: Mos flisni shumë pa lidhje, se ua nxjerr kabllon nga rryma

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka reaguar ashpër përmes një videoje në TikTok, pas një vale kritikash që ka marrë nga personazhe publikë.
Reagimi i tij ka ardhur si përgjigje ndaj atyre që, sipas tij, po e gjykojnë në mënyrë të padrejtë pas fitores në spektaklin më të ndjekur televiziv në vend.
Në stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe plot ironi, Gjesti u drejtua me tone paralajmëruese.

“Mos folni shumë, mos folni shumë palidhje, folni pak po jo ashtu me e tepru”, u shpreh ai.
Më tej, përdori një shembull metaforik dhe humoristik për të përshkruar gjendjen e tij emocionale.

“Se tani unë zgjohem një mëngjes, nuk kam cigare, bëhem nervoz dhe ua nxjerri kabllon nga rryma. Tani s’keni bukë më”.
Në të njëjtën video, Gjesti lëshoi edhe një tjetër mesazh që tregon se ai nuk harron lehtë kur ndihet i sulmuar.
@gjesti Visit TikTok to discover videos!
“Unë i mbaj gjërat e këqija, edhe dy vite i mbaj, tri… a sa të jetë nevoja. Mos t’ua ndjen”.
Se për kë e ka saktësisht nuk ka përmendur ndonjë emër, ndonëse pritet të shihet në vazhdim. /Telegrafi/











































