Gjesti publikon klip me skena provokuese duke gjuajtur femrat

Reperi Gjesti, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
"Qa m'bone" titullohet kënga e tij e re, e zhanrit R&B dhe hip-hop.
Muzika dhe orkestrimi janë realizuar në Massive Production, gjersa për tekstin është kujdesur vet Gjesti.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip, në të cilin reperi nga Peja shfaqet në disa skena mjaft provokuese, duke gjuajtur me shuplakë në të pasmet e femrave.
Ashtu si thuajse në çdo klip të tij, edhe në këtë video muzikore të Gjestit, nuk mungojnë ngjyrat dhe akrobacitë e ndryshme.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur produksionit Smartmotion Films. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/05/2022
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































