LAJMI I FUNDIT:

Gjesti befason me deklaratën e tij: Dua të afrohemi, të jemi si kemi qenë

Gjesti befason me deklaratën e tij: Dua të afrohemi, të jemi si kemi qenë

Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli patën një bisedë të sinqertë, duke tentuar të qartësojnë marrëdhënien e tyre mes tensioneve të mëparshme.

Përkundër situatave të mëparshme të ngarkuara mes tyre, kësaj here dyshja u duk se po flisnin me qetësi.

Në një moment, Gjesti i tha Eglit: “Dua të afrohem, të jemi si kemi qenë.”


Foto: Screenshot/Instagram

Ky deklarim e bëri Eglin të reagojë menjëherë duke kërkuar sqarime: “Si?”

Gjesti e sqaroi dëshirën e tij me një përgjigje të drejtpërdrejtë: “Bashkë të jemi”.

Kjo i hapi rrugë një momenti edhe më të tensionuar, pasi Egli vijoi me pyetjen: “Të lidhur?” dhe Gjesti u përgjigj me siguri: “Unë të kam thënë që dua”.

Megjithatë, Egli i vuri një vijë të qartë situatës duke i kthyer një përgjigje të prerë: “Unë nuk dua unë.”

Biseda mes tyre ka lënë të hapur shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e marrëdhënies së tyre në shtëpi dhe se si do të ndikojë kjo në dinamikën e lojës së BBVA.

Fansat tashmë presin reagime të mëtejshme dhe zhvillime të reja mes dyshes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti pështyn Eglin në fytyrë, pamjet bëjnë xhiron në rrjetet sociale

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë, pamjet bëjnë xhiron në rrjetet sociale

Magazina
Netflix do të publikojë serial për jetën e presidentit të parë kroat Franjo Tugjman, rolin e tij do ta luajë Morgan Freeman

Netflix do të publikojë serial për jetën e presidentit të parë kroat Franjo Tugjman, rolin e tij do ta luajë Morgan Freeman

Magazina
David Beckham mbush së shpejti 50 vjeç, figura të njohura në festën e hershme të ditëlindjes përfshirë Lionel Messin

David Beckham mbush së shpejti 50 vjeç, figura të njohura në festën e hershme të ditëlindjes përfshirë Lionel Messin

Magazina
Ivanka Trump mahnit me elegancën në paraqitjen e saj të fundit

Ivanka Trump mahnit me elegancën në paraqitjen e saj të fundit

Magazina
Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani

Elon Musk për gruan që lindi djalin e tyre: I dhashë 2.5 milionë dollarë pavarësisht se nuk isha i sigurt për atësinë e fëmijës

Elon Musk për gruan që lindi djalin e tyre: I dhashë 2.5 milionë dollarë pavarësisht se nuk isha i sigurt për atësinë e fëmijës

Magazina
Kalo në kategori