LAJMI I FUNDIT:

Gjest i paregjistruar më parë: Papa Françesku puth këmbët e udhëheqësve të Sudanit Jugor (Video)

Gjest i paregjistruar më parë: Papa Françesku puth këmbët e udhëheqësve të Sudanit Jugor (Video)

Papa Françesku ka bërë një gjest i cili thuhet se është i paregjistruar më parë, kur u gjunjëzua dhe puthi këmbët e drejtuesve të Sudanit Jugor që kishin luftuar më parë mes tyre dhe u kërkoi atyre që të mos kthehen më në luftë civile.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Papa u ka bërë thirrje presidentit Salva Kiir, ish-zëvendësit të tij dhe udhëheqës i rebelëve Riek Machar dhe tre nënkryetarëve të respektojnë armëpushimin që ishte nënshkruar dhe të angazhohen për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar muajin e ardhshëm.

Siç shkruan VaticanNews, duke folur në italisht nëpërmjet një përkthyesi, Papa u tha udhëheqësve: “Ju lutem si vëlla që të qëndroni në rrugën e paqes. Unë ju bëj thirrje me gjithë zemrën time, të shkoni përpara të bashkuar”.


Dhe siç thuhet tutje, udhëheqësit u tronditën nga gjesti i Papës 82-vjeçar, i cili me ndihmën e ndihmësve u gjunjëzua dhe i puthi këpucët e dy udhëheqësve në konflikt dhe disa njerëzve të tjerë në dhomë.

Fjalët e Papa thuhet të kenë ardhur në kontekstin e gjendjes së tensionuar në Sudanin fqinj që ndodhi të enjten dhe mund të dëmtonin një marrëveshje paqësore që përfundoi një luftë civile pesëvjeçare në Sudanin e Jugut.

Vatikani ka mbledhur udhëheqësit e Sudanit Jugor në lutjet dhe predikimet njëditore në rezidencën e Papës në një përpjekje për të reduktuar ndarjen e palëve kundërshtare, një muaj para formimit të qeverisë së unitetit kombëtar në shtetin e dëmtuar nga lufta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Evropa
Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Azia
Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Australia
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Amerika Latine
Kalo në kategori