Në prag të ministerialit të Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas i jep çmim kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe bën thirrje për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Qarqe qeveritare nga Berlini i thanë DW-së, se Bullgaria ende nuk po tregon gatishmëri për të zhbllokuar procesin e çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut. Hapja e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kthyer në një nga sprovat e kryesisë gjermane të BE-së.
Në deklaratë për media, ministri i shtetit për Evropën, Michael Roth, të martën në Berlin u bëri thirrje kolegëve të vet që të miratojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Sot do t’i informojë koleget dhe kolegët e mi për procesin e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet janë fqinjët tonë të drejtpërdrejtë. Është në interesin e BE-së që të fillojmë negociatat me këto dy vende. Shpresoj që të gjithë koleget dhe kolegët nga të gjitha vendet anëtare të ndërgjegjësohen për këtë interes të përbashkët dhe të jenë të gatshëm të bëjnë përparime pragmatike dhe solidare në kuptimin më të mirë të fjalës. Procesi i anëtarësimit nuk duhet të bëhet peng i kërkesave të anëtarëve të veçantë”, tha Roth.
Bullgaria bllokon
Thirrja e Michael Roth shkon aktualisht në emër të Bullgarisë, e cila po pengon procesin e zgjerimit të BE-së me Maqedoninë e Veriut, për shkak të një grindjeje me vendin fqinj për çështjen e përkatësisë historike të kulturës dhe gjuhës maqedonase.
Për shumë vëzhgues në Berlin qëndrimi i Bullgarisë është i pa arsyetueshëm, sidomos nisur nga fakti që Maqedonia e Veriut e bëri një lëshim në identitetin kombëtar të saj, pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.
Berlini është përpjekur para ca kohësh që të arrijë një kompromis mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por deri tani pa sukses. Edhe sot, qarqet qeveritare nga Berlini i thanë DW se deri tani Bullgaria nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj bllokues.
Çmim për Zaev
Ndërkohë Gjermania nuk ka reshtur së inkurajuari kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev , që ta mbajë shtetin e tij në rrugën e BE-së, megjithë këto humbje që ka pësuar vazhdimisht. Inkurajimi më i fundit erdhi të hënën, në 16.11.2020, kur fondacioni i afërt me partinë socialdemokrate gjermane, Friedricht Ebert, i akordoi kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, çmimin për të drejtat e njeriut.
Maas mbajti fjalë lavdëruese.
“Ju forcuat sundimin e ligjit, luftuat për gjykata të pavarura dhe kundër korrupsionit. Ju ndihmuat demokracinë në vendin tuaj të bëhej dinjitoz. Ky ishte hapi i parë në rrugën drejt Evropës”, tha shefi i diplomacisë gjermane të hënën në Berlin.
“Zaev ka vendosur që të krijojë një shoqëri për të gjithë, një republikë të Maqedonisë së Veriut në të cilën të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të respektuar – pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia ose orientimi fetar,” vazhdoi Maas.
Ishte hera e dytë që Maas mbante një fjalë lavdëruese për një çmim për 46-vjeçarin Zaev. Në shkurt të vitit të kaluar kryeministri Zaev dhe homologu i tij i marrëveshjes së Prespës, Aleksis Cipras, u nderua nga Gjermania në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih me çmimin “Ewald von Kleist”, Maas do të thoshte asokohe se marrëveshja e Prespës do te hapte rrugën e Maqedonisë së Veriut për BE-në.
Atëherë problemi qëndronte te presidenti francez Macron, që kërkonte një metodologji të re, para se të çeleshin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Që pas zgjidhjes së kësaj pengese, sërish do të fillonin peripeci me një vend tjetër, këtë nuk e merrte me mend askush.
Bllokimi i çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut çon automatikisht në shtyrjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, pasi kjo e fundit nuk i ka plotësuar ende kushtet e vendosura nga Bundestagu dhe BE-ja. /Deutsche Welle/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Opozita kërkon interpelancë në Kuvend për dokumentarin e medias italiane, reagon Rama
Korrupsion me lejet e shfrytëzimit të plazhit në Ksamil, SPAK çon për gjykim dy ish-zyrtar të pushtetit lokal
Arrestohen dy protestues para Bashkisë së Tiranës, u gjetën me lëndë piroteknike
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre