Gjermania do t’i japë fund blerjeve të qymyrit rus më 1 gusht dhe do të ndalojë blerjen e naftës ruse më 31 dhjetor, pasi vendi kërkon t’i japë fund varësisë së tij energjetike nga Rusia pas vendimit të Moskës për të pushtuar Ukrainën.
Rusia ka furnizuar më parë 40 për qind të qymyrit të Gjermanisë dhe 40 për qind të naftës së saj.
“Kushdo që e njeh historinë e tubacionit të naftës Druzhba, i cili tashmë ishte një mjet i perandorisë sovjetike mbi Evropën Lindore, të çlirosh veten nga kjo varësi nuk është një çështje e parëndësishme, por është një që do ta arrijmë brenda pak muajsh”, tha zëvendësministri i Financave, Joerg Kukies në Forumin Energjetik të Sidneit.
Kukies ka shtuar se sfida kryesore përpara do të jetë plotësimi i boshllëkut masiv që do të mbetet në furnizimet me gaz pasi Gjermania dhe i gjithë Bashkimi Evropian të heqin dorë nga furnizimet ruse, të cilat tani arrijnë në 158 miliardë metra kub në vit.
Gjermania po lëviz me shpejtësi në zhvillimin e terminaleve të importit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) për të ndihmuar në zbutjen e hendekut të furnizimit me gaz.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Katari mund të furnizojnë së bashku rreth 30 bcm gaz në formë LNG në Evropë, por se një hendek i madh do të mbetet ende.
“Ne nuk mund të urojmë që ky problem të largohet”, tha ai.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të Grupit të Shtatë (G7) po punojnë për masa të reja për të ulur aftësinë e Rusisë për të financuar luftën e saj në Ukrainë, ndërsa në të njëjtën kohë kërkojnë të ulin çmimin e naftës dhe benzinës ngase rritja në nivele të tilla mund të godasë ekonominë globale, duke vendosur një kufi mbi çmimin e blerjeve të naftës ruse.
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen po viziton vendet e Indo-Paqësorit për të lobuar për propozimin. Në Tokio më 12 korrik, Yellen dhe ministri japonez i financave, Suzuki Shunichi thanë se të dy vendet kanë rënë dakord të eksplorojnë “fizibilitetin e kufizimeve të çmimeve aty ku është e përshtatshme”.
Propozimi i G7 është të lidhë shërbimet financiare, sigurimet dhe transportin e ngarkesave të naftës me një tavan çmimi. Një dërgues ose një importues mund të ketë qasje në këto shërbime vetëm nëse angazhohet për një çmim maksimal të caktuar për naftën ruse. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane: Menaxherët shqiptarë ndër më të mirët kudo në botë
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër