LAJMI I FUNDIT:

Gjermania shtyn ndalimin e bashkimit familjar

Gjermania shtyn ndalimin e bashkimit familjar

Njëra nga temat më të kontestuara të politikës gjermane – kur duhet të marrin familjet refugjatët? Parlamenti gjerman miratoi kompromisin e arritur mes unionit CDU/CSU dhe socialdemokratëve.

Bundestagu, apo Kuvendi gjerman, vendosi të shtyjë ndalimin e bashkimit familjar për refugjatët me status të kufizuar qëndrimi, pra ata që nuk janë të njohur plotësisht si azilantë deri në fund të korrikut. Më parë koalicioni me bazë të gjerë kishte ndaluar bashkimin familjar për dy vjet nga marsi i vitit 2016. Tani Unioni konservator i partisë kristiandemokrate (CDU) dhe asaj kristiansociale (CSU) bashkë me socialdemokratët arritën kompromisin mes tyre pas debateve të zgjatura për një shtyrje të re. Pas korrikut do të mundësohet ardhja e 1000 vetëve në muaj, përjashtuar rastet e veçanta.


Të Gjelbrit dhe e Majta e kanë kritikuar rregulloren, ndërsa partia djathtiste (AfD) kërkon shfuqizimin e plotë të pretendimit për bashkim familjar për refugjatët me status të kufizuar qëndrimi. Deri në fund të korrikut koalicioni i ri i mundshëm mes konservatorëve dhe socialdemokratëve do të mundësojë rregulloret që do të lejojnë nga fillimi i gushtit ardhjen e familjarëve. Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere që e quajti këtë një kompromis realist, theksoi se, veç kësaj do të jepen viza për raste të veçanta të jashtëzakonshme. Kreu i grupit parlamentar e Majta, Dietmar Bartsch e kritikoi ligjin duke e quajtur “arbitrar, si dhe me pikëpyetje nga ana morale dhe jo të njerëzishëm”. /DW

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori