Zyrtarët gjermanë po përgatiten pa bujë në rast se Rusia ndalon papritur furnizimin me gaz, duke hartuar një paketë emergjente, e cila mund të parashikojë edhe marrjen e kontrollit të disa kompanive kritike.
Përgatitjet që po udhëhiqen nga Ministria e Çështjeve Ekonomike tregojnë shqetësimet në rritje mbi furnizimin me gaz të fuqisë më të madhe ekonomike të Evropës, një produkt kritik për prodhimin e çelikut, plastikës dhe makinave.
Vitin e kaluar Gjermania siguroi 55 për qind të importeve të saj të gazit nga Rusia. Berlini ndodhet nën trysni për t’u “çliruar” nga kjo marrëdhënie biznesi që kritikët thonë se po ndihmon në financimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.
Gjermania ka bërë të ditur se po kërkon të heqë dorë nga importet ruse, por pritshmëritë janë që ajo të jetë kryesisht e varur nga Moska për gaz, deri në mesin e vitit 2024.
Mbetet e paqartë nëse do të ketë një ngadalësim të menjëhershëm të furnizimit me gaz. Zyrtarët thanë se Gjermania dëshiron të shmangë një përshkallëzim si pasojë e mbështetjes së një embargoje evropiane ndaj gazit rus, ndërsa ka mbështetur tashmë sanksionet ndaj qymyrit dhe naftën ruse.
Por tashmë zyrtarët gjermanë druhen se Moska mund të ndërpresë në mënyrë të njëanshme furnizimin me gaz dhe po përpiqen të gjejnë mënyra për ta përballuar një situatë të tillë.
Zyrtarët thanë se detajet rreth një plani që do të trajtojnë këtë situatë janë aktualisht duke u shqyrtuar.
Qeveria pritet të mbështesë dhënien e kredive dhe garancive të mëtejshme për të mbështetur kompanitë që operojnë në fushën e energjisë, duke i ndihmuar ato të përballen me çmimet në rritje si dhe mund të marrë nën krahët e saj, kompani kritike, sikurse rafineritë, thanë tre zyrtarët në dijeni të kësaj çështjeje.
Të pyetur për një koment lidhur me masat, zyrtarët e ministrisë së ekonomisë së Gjermanisë vunë në dukje deklaratat e kreut të këtij institucioni, zëvendëskancelarit Robert Habeck, i cili ka thënë se vendi kishte bërë përpjekje intensive në javët e fundit për të reduktuar përdorimin e energjisë ruse.
Muajin e kaluar, Berlini miratoi një ndryshim ligjor për të lejuar marrjen nën kontroll të kompanive energjetike si mjetin e fundit për të zgjidhur situatën.
Dy zyrtarë gjermanë thanë se aktualisht po diskutohet rreth mënyrave se si kjo masë mund të përdoret në praktikë, si për shembull duke marrë kontrollin e rafinerisë “PCK”, të operuar nga “Rosneft ROSN.MM” e Rusisë e cila ndodhet në qytetin Schwedt pranë Polonisë.
Në të trajtohet pjesa më e madhe e sasisë së mbetur të naftës ruse që importohet nga Gjermania dhe mund të goditet nga një embargo e Bashkimit Evropian.
Kompania “Rosneft” nuk pranoi të komentojë lidhur me masat që mund të ndërmerren nga autoritetet gjermane. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit