Është një imazh i zymtë në vitin 2023 – policia po mundohet të largojë njerëzit nga shtëpitë e tyre për t’i shkatërruar dhe në këtë formë t’i hap rrugët arritjes së makinerive për të nisur nxjerrjen e qymyrit.
Që nga e mërkura, ndërsa shiu dhe erërat goditën qytezën e Lutzerathit, policia ka larguar qindra aktivistë gjermanë. Disa kanë qenë në Lutzerath për më shumë se dy vjet, duke zënë shtëpitë e braktisura nga ish-banorët pasi u dëbuan, shumica deri në vitin 2017, për t’i hapur rrugë minierës.
Më shumë se 1000 policë janë përfshirë në operacionin e dëbimit. Shumica e ndërtesave tani janë pastruar, por disa aktivistë mbetën në shtëpi, sipas policisë së qytetit Aachen, raporton cnn.
Organizatorët e protestës presin që mijëra njerëz të tjerë të t’iu bashkohen në zonë për të demonstruar kundër shkatërrimit të saj, megjithëse në fund të fundit mund të mos jenë në gjendje të hyjnë në fshat, transmeton Telegrafi.
Bei der Räumung in Lützerath hat sich nun ein Bagger festgefahren. #Lutzerath pic.twitter.com/EFOv8A5OTD
— Björn Kietzmann (@bjokie) January 11, 2023
Pas përfundimit të dëbimit, RWE planifikon të përfundojë një gardh rrethues prej 1.5 kilometrash në Lutzerath, duke mbyllur ndërtesat, rrugët dhe kanalizimet e fshatit përpara se ato të prishen.
Lutzerath, rreth 32 kilometra në perëndim të Dusseldorfit, ka qenë prej kohësh një pikë e nxehtë në Gjermani për shkak të pozicionit në buzë të minierës së linjitit të hapur, Garzweiler II.
Miniera shtrihet në rreth 35 kilometra katrorë në North Rhine Westphalia (NRW).
Shembja e ngadalshme e dheut gjatë viteve ka gëlltitur tashmë fshatrat ku familjet kanë jetuar për breza. Ajo ka shkaktuar shkatërrimin e ndërtesave shekullore dhe madje edhe të një ferme me erë.
RWE ka planifikuar prej kohësh të zgjerojë më tej minierën, përballë kritikave nga grupet klimatike. Linjiti është forma më ndotëse e qymyrit, e cila në vetvete është lënda djegëse fosile më ndotëse.
🔴 Crédit Agricole, BNP, Société Générale… ces banques financent à coup de millions d’euros le projet climaticide d’extension d’une mine de charbon en Allemagne
Bilan : un village rasé et plus de 36 000 morts en Europe à cause de la pollution émise par les centrales à charbon pic.twitter.com/MxGiIbwHyV
— Disclose (@Disclose_ngo) January 13, 2023
Që në vitin 2013, gjykatat gjermane vendosën se kompania ishte në gjendje të zgjerohej, madje edhe në kurriz të fshatrave aty pranë.
Pas sukseseve të të Gjelbërve në zgjedhjet federale të 2021, disa shpresonin se zgjerimi do të anulohej, tha David Dresen, pjesë e grupit të klimës Aller Dorfer bleiben (Të gjithë fshatrat qëndrojnë), i cili jeton në Kuckum, një fshat që ishte planifikuar për shkatërrim.
Por në tetor 2022, qeveria arriti një marrëveshje me RWE që shpëtoi disa fshatra – përfshirë Kuckum – por lejoi që Lutzerath të shkatërrohej për t’i dhënë RWE qasje në qymyr.
Të Gjelbrit dhe RWE thonë gjithashtu se zgjerimi do të ndihmojë në lehtësimin e krizës energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, e cila ka kufizuar furnizimet me gaz. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”
Pse kanë rëndësi zgjedhjet evropiane dhe si funksionojnë ato?
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit