LAJMI I FUNDIT:

Gjermania ndalon një shoqatë naziste

Gjermania ndalon një shoqatë naziste

Në luftën kundër strukturave ekstreme të djathta, ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, është duke ndaluar shoqatat. Tani kjo preku të vetëquajturën „Brigada sulmuese/Wolfsbrigade 44″.

“Brigada sulmuese 44”. Emri i saj tingëllon shumë ushtarak, agresiv dhe luftarak. Dhe tingëllon sikur të ishte një njësi me trimëri të madhe e ushtrisë. Anëtarët e shoqatës së vogël “Brigada sulmuese/Wolfsbrigade 44″ e shkruajnë emrin e tyre me gërma të mëdha dhe të bardha, në gjermanishte të vjetër dhe e mbajnë në këmisha ose në xhaketa.Në demonstratat ekstremiste të djathta ata prezantojnë në  mënyrëtë qëllimshme veshjet e tyre, për të bërë të njohur ideologjinë që kanë. Për njerëzit që nuk janë pjesë e tyre, kjo gjë ka efekt ndrydhës.


Ndërkohë që për shumicën e njerëzve e keqja e pabazë humnera e pafund fshihet pas gërmave dhe shifrave.

Krimet e „Brigadës sulmuese 44” gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë një dimension aq çnjerëzor saqë është e vështirë të tregohet me fjalë. Kemi të bëjmë me një njësi speciale SS, të drejtuar nga Oskar Dirlewanger. Gjatë luftës ushtarët e saj kanë vrarë mijëra vetë, pothuajse të gjithë civilë të paarmatosur. Ata kanë djegur foshnja dhe fëmijë, kanë përdhunuar vajza të reja dhe kanë vrarë sidomos në Bjellorusi çdo fshatar që u dilte përpara.

Në fshatin Chatyn, ushtarët kanë nxjerrë njerëzit nga shtëpitë, i kanë mbyllur në një haur, i kanë vënë atij flakën dhe kanë hapur zjarr kundër të gjithë atyre, që janë munduar të shpëtojnë. Mes viktimave ndodheshin 75 fëmijë. Josef Kaminskij, kovaçi i fshatit mbijetoi. Mbas tërheqjes së trupës SS ai gjeti në haurin e djegur të birin e vdekur, Adamin. Oskar Dirlewanger mori më vonë medaljen e Kryqit të Kalorësisë për veprat e tij të famshme.

Nderim kriminelit që vrau njerëz në masë, Oskar Dirlewanger

Ky Oskar Dirlewanger nderohet nga „Brigada sulmuese 44″, e cila është nxjerrë tani nga ligji. Në simbolikën e neonazistëve shifra 44 flet për gërmën e katërt të alfabetit, pra për DD, ose „Divizioni Dirlewanger”. Të martën, më 1 dhjetor 2020, policët gjermanë shkuan në disa lande gjermane për të kontrolluar shtëpitë e 11 anëtarëve të shoqatës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, ata gjetën gjatë kontrollit thika të ndaluara, një balestër, bajoneta, një hanxhar, kryqe të thyer dhe një flamur nacionalsocialist.

Sipas vlerësimit të ekspertëve ky grup nuk ka ndonjë rëndësi të madhe në skenën e ekstremit të djathtë, megjithatë shihet si një grup që ka rrjet të mirë. Që në vitin 2019, Prokuroria e Përgjithshme gjermane pati kontrolluar shtëpi me dyshimin e krijimit të një shoqate kriminele. Anëtarët e shoqatës patën rënë në sy gjatë demostratave rajonale dhe gjatë mbishkrimeve me kryqin e thyer.

Për David Begrich nga shoqata “Miteinander” „Me njëri -tjetrin” nga Saksoni–Anhalti hetimet janë një dëshmi që tregojnë rrjetin ndër-rajonal që ka krijuar skena e djathtë në Gjermani. Dhe kjo ka pasoja të ndjeshme, shpjegon ai për revistën Online Belltower-News: “Gjatë këtyre lidhjeve të krijuara ka pasur një proces radikalizimi tre vitet e fundit, gjë që ka rritur gatishmërinë për të ushtruar dhunë kundër migrantëve dhe kundërshtarëve politikë. Një rol të madh këtu kanë luajtur lidhjet në rrjetet sociale.”

Rrjete të djathta në mediat sociale

Dhe simpatizantët nuk veprojnë në mënyrë konspirative. Në faqen e facebookut të Oliver R. çdo gjë ka të bëjë me bindjet ekstremiste të djatha dhe simpatinë e tij për „Brigadën sulmuese 44″. Në këtë mënyrë ai ka gjetur 274 shokë e shoqe. Skena është e lidhur mirë.

Ministri gjerman i Brendshëm, Horst Seehofer jep me nxjerrjen jashtë ligjit të kësaj shoqate një sinjal të qartë: „Një shoqatë, që mbjell urrejtjen dhe kërkon ringritjen e një shteti nacionalsocialist, nuk ka vend tek ne”, deklaron ministri duke komunikuar ndalimin e shoqatës. Kjo është hera e katërt e nxjerrjes nga ligji të një shoqate ekstremiste të djathtë gjatë vitit 2020 në Gjermani. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori