Dhjetëra mijëra emigrantë, të cilët kanë jetuar në Gjermani prej vitesh pa leje afatgjatë për të qëndruar në vend, do të kenë të drejtë për qëndrim të përhershëm pasi qeveria miratoi një projekt-ligj të ri për migracionin të mërkurën.
Sipas Associated Press, përcjell Telegrafi, rregullorja e re, e miratuar nga Kabineti, zbatohet për rreth 136,000 njerëz që kanë jetuar në Gjermani për të paktën pesë vjet deri më 1 janar 2022.
Ata që kualifikohen mund të aplikojnë fillimisht për një status qëndrimi njëvjeçar dhe më pas të aplikojnë për qëndrim të përhershëm në Gjermani.
Siç thuhet më tej, ata duhet të fitojnë para të mjaftueshme për të bërë një jetë të pavarur në vend, të flasin gjermanisht dhe të dëshmojnë se janë “të integruar mirë” në shoqëri.
Ndërkohë ata nën moshën 27 vjeç tashmë mund të aplikojnë për qëndrim të përhershëm në Gjermani pasi kanë jetuar në vend për tre vjet.
“Ne duam që njerëzit që janë të integruar mirë të kenë mundësi të mira në vendin tonë”, citohet të ketë thënë para gazetarëve, ministrja e Brendshme, Nancy Faeser. “Në këtë mënyrë, ne gjithashtu i japim fund burokracisë dhe pasigurisë për njerëzit që tashmë janë bërë pjesë e shoqërisë sonë”.
Siç vë në pah AP, përcjell Telegrafi, rregullorja e re e migracionit gjithashtu do ta bëjë më të lehtë për azilkërkuesit të mësojnë gjermanisht.
Ndërkohë, një përparësi e madhe u është vënë punëtorëve të kualifikuar, si specialistë të teknologjisë së informacionit dhe të tjerë që mbajnë profesione që nevojiten shumë në Gjermani.
Për këto kategori, rregullorja e re do të lejojë që ata të mund të lëvizin menjëherë në Gjermani së bashku me familjet e tyre, gjë që nuk ishte e mundur më parë.
Madje, anëtarët e familjes nuk kanë nevojë të kenë ndonjë aftësi gjuhësore përpara se të transferohen në vend.
“Ne duhet të tërheqim punëtorë të kualifikuar më shpejt. Ne kemi nevojë urgjente për to në shumë sektorë”, ka thënë më tej Faeser. “Ne duam që punëtorët e kualifikuar të vijnë në Gjermani shumë shpejt dhe të fitojnë hapësirë këtu”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë