LAJMI I FUNDIT:

Gjermania financon termocentralin e ri nga linjiti në Greqi

Gjermania financon termocentralin e ri nga linjiti në Greqi

Në Greqi ka filluar ndërtimi i termocentralit të ri nga linjiti me kapacitet prej 660 megavatësh. Ndërtimi i Ptolemaida V pritet të përfundojë në vitin 2022 dhe Greqisë do t’i kushtoj rreth 1.4 miliard euro, 700 milionë nga të cilat janë siguruar përmes Bankës shtetërore gjermane të investimeve KfW-IPEX.

Ptolemaida V është njësia e pestë e kompleksit energjetik Ptolemaida në Greqi. Gjysma e fondeve do të sigurohen nga kredia përmes bankave zhvillimore në pronësi të Qeverisë Gjermane, KfW-IPEX, të garantuara nga Agjencia Gjermane për Eksport të Kredive, Euler Hermes.


Në deklaratën e tyre KfW kanë sqaruar se ata vazhdojnë të përkrahin termocentrale nga qymyri me efiqiencë të lartë, pasi që ato zëvendësojnë të vjetrat dhe zvogëlojnë dioksidin e karbonit duke siguruar furnizimin stabil dhe të rregullt me energji elektrike.

Ndërkohë, Kosova ka paralajmëruar mbylljen e termocentralit Kosova A dhe zëvendësimin e tij me termocentralin e ri me efiqiencë të lartë me kapacitet prej 500 megavatësh, Kosova e Re. Përveç tjerash, termocentrali i ri pritet ti sjellë vendit kapacitete të mjaftueshme energjetike për furnizim të rregullt me energji elektrike.

Gjermania ka investuar rreth 30 miliardë euro miliardë euro në industrinë e qymyrit nga viti 1999 deri në vitin 2012. Për të njëjtën periudhë kohore, Polonia kishte subvencionuar qymyrin me 16.8 miliardë euro.

Edhe Franca mbështet fuqishëm sektorin e qymyrit në vendet në zhvillim, përmes agjencisë së kreditimit të eksportit Coface. Vetëm në mes viteve 2011 dhe 2014, ajo kishte investuar mbi 1.2 miliard euro në projekte nga qymyri.

Qeveria në Francë ka paralajmëruar se do t’i japë fund këtyre subvencioneve si pjesë e politikave të saja klimatike, por detajet e këtij tranzicioni dhe afatet kohore mbeten të paqarta. /Telegrafi/