Gjermania shprehu të hënën shqetësimin pasi mosmarrëveshja për targat e automjeteve ka rritur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës.
“Mund t’ju them se jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin”, tha të hënën Andrea Sasse, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane.
“Apeli ynë urgjent për të dyja palët në konflikt është që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm dhe ta zgjidhin këtë konflikt në bisedime të drejtpërdrejta. Bëhet fjalë për të bërë kompromise pragmatike tani,” shtoi ajo.
Serbët e Kosovës janë tërhequr nga të gjitha institucionet qendrore dhe lokale në shenjë proteste ndaj vendimit të Prishtinës për zëvendësimin e targave të lëshuara për serbët nga autoritetet serbe me targa të Republikës së Kosovës.
Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, por Beogradi vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territorin e saj.
Prishtina thotë se do të fillojë të shqiptojë gjoba këtë muaj për shoferët serbë që përdorin targa të vjetra të para-pavarësisë dhe do të konfiskojë automjetet me numra të vjetruar të regjistrimit pas 21 prillit 2023.
BE u ka kërkuar gjithashtu të dyja palëve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm.
Ndërsa u bëri thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë obligimet e tyre për dialog dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat e tyre, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratën lokale; ajo kërkoi nga autoritetet e Kosovës që të zgjasin procesin e ri-regjistrimit të automjeteve dhe të pezullojnë çdo veprim ndëshkues ndaj mbajtësve të vjetër të targave./AA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'