Padyshim diaspora paraqet një burim të rëndësishëm të financimit të ekonomive familjare në Kosovë.
Gjermania është shteti nga ku kosovarët më së shumti dërgojnë pare, pastaj renditet Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dërgesa të diasporës.
Në pjesën e parë të vitit 2019, rritja e remitencave është për 4.5 për qind më e madhe se vitin 2018. Po ashtu, rritja e vlerës së dërgesave nga bashkatdhetarët në krahasim me vitin e kaluar është më e madhe.
“Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore shënuan vlerën prej 113 milionë euro deri në shkurt 2019, apo 4.5 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i zhvillimeve makroekonomike, tremujori i parë 2019”, shkruan Telegrafi.
Remitencat e pranuara në Kosovë nga diaspora, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vijnë kryesisht nga Gjermania pasuar nga Zvicra, SHBA-ja, Italia, Austria, Franca dhe shtete të tjera.
“Remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 40.4 përkatësisht 21.7 për qind e gjithsej remitencave. Një pjesë e konsiderueshme e remitancave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.7 për qind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë”, vijon raporti.
Për sa i përket pjesëmarrjes së remitencave, vendi ynë është ekonomia e katërt në rajonin e Evropës.
“Me 15.9 për qind, Kosova është ekonomia e katërt në rajonin Evropë dhe Azi Qendrore, për nga përqindja e pjesëmarrjes së remitancave në Prodhimin e Brendshëm Bruto për vitin 2018”, kjo është bërë e ditur në raportin për Migrim dhe Zhvillim të Bankës Botërore, shkruan Telegrafi.
Raporti analizon edhe koston për të dërguar remitenca dhe ka gjetur se në këtë rajon vendet prej nga është më së shtrenjti të dërgohen remitenca janë Zvicra dhe Turqia. Mesatarja e kostos për dërgim të remitencës prej 200 dollarëve brenda rajonit Evropë dhe Azi Qendrore është 6.6 për qind.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në botë vlerësohet se mbi 574 miliardë dollarë u dërguan nga emigrantët tek të afërmit.
“Nepali ka marrë rreth 6.6 miliardë dollarë në remitencat, ekuivalente me 31.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të saj, ndjekur nga Kirgistani që mori dy miliardë remitenca, ekuivalente me 30.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe Taxhikistani ka marrë rreth 1.9 miliard dollarë të barabartë me 26.9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Remitencat nga jashtë gjithashtu barazohen me më shumë se një të katërtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto për Haitin dhe Liberinë. Në nëntë vende të tjera ato ishin ekuivalente në mes 15 dhe 25 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, vijon raporti i Bankës Botërore.
Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert