LAJMI I FUNDIT:

Gjermania drejt investimeve publike me taksat e milionerëve

Gjermania drejt investimeve publike me taksat e milionerëve

Gjermania planifikon t’i tatimojë multimilionerët, ku në bashkëqeverisje, socialistë e demokratë po kërkojnë të vendoset një taksë për ata.

Sipas ligjvënësve, objektivi është që të ardhurat shtesë të shkojnë për investime publike.


Thorsten Schaefer-Guembel tha se komiteti ekzekutiv i partisë SPD ka miratuar propozimin për një taksë pasurie 1 për qind për asete si prona, pasuritë e paluajtshme, aksionet e kompanisë dhe paratë e gatshme, përcjell Telegrafi.

Taksa e pasurisë e kundërshtuar nga Angela Merkel synon të zbatohet tek qytetarët gjermanë me pasuri mbi dy milionë euro.

Në një vit një taksë e tillë synon të sigurojë 10 miliardë euro. Si në shumë shtete të tjera edhe në Gjermani, pasuria private është e përqendruar në një pjesë shumë të vogël të popullsisë. /Telegrafi/