Gjermania dhe Finlanda thonë se janë “thellësisht të shqetësuara” pasi një kabllo nënujore që lidhte vendet ka pasur “një ndërprerje”.
“Këputja” e kabllos së telekomunikacionit prej 1,170 km (730 milje) – e cila është duke u hetuar – vjen në një kohë të tensionit të rritur me Rusinë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ministrat e Jashtëm të dy vendeve thanë në një deklaratë të përbashkët: “Siguria jonë evropiane nuk është vetëm nën kërcënim nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, por edhe nga lufta hibride e aktorëve keqdashës”.
Kujtojmë se dëmtimet e tubacioneve në Detin Baltik kanë ngritur frikën e sabotimit në vitet e fundit.
Në tetor 2023, një tubacion gazi natyror midis Finlandës dhe Estonisë u dëmtua rëndë. Zyrtarët finlandezë më vonë thanë se incidenti ishte shkaktuar nga një anije kineze me kontejnerë që tërhiqte spirancën e saj.
Dhe prokurorët gjermanë janë ende duke hetuar shpërthimin e tubacioneve të gazit Nord Stream midis Rusisë dhe Gjermanisë në vitin 2022.
Ka pasur teori konspirative rreth atij sulmi, me thashetheme të pakonfirmuara se qeveria ukrainase, ruse ose amerikane qëndron pas tij.
Sipas raportimit të mediave, incidenti i fundit përfshin një kabllo fibreoptike C-Lion1 që lidh kryeqytetin finlandez, Helsinki dhe qytetin gjerman të Rostock.
Operatori finlandez i rrjetit Cinia tha se të gjitha lidhjet me fibra në të ishin ndërprerë.
“Këto lloj dëmtimesh nuk ndodhin në këto ujëra pa një ndikim nga jashtë”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i Cinia për mediat lokale.
Ndërsa Samuli Bergstrom, një ekspert i qeverisë finlandeze për sigurinë kibernetike, tha se dështimi nuk kishte ndikuar në trafikun e internetit midis dy vendeve pasi rrugë të tjera kabllore ishin të disponueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Përplasje fizike mes familjeve të viktimave të sulmit të Hamasit dhe rojave të Parlamentit të Izraelit

Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës