Prodhimi i automjeteve në Gjermani ra gjatë këtij viti në nivelin e vitit 1974. Rënia u shkaktua nga mungesa botërore e gjysmëpërçuesve. Por problemi ka rrënjë më të thella.
Industria e automobilave në Gjermani ka rënë gjatë vitit 2021 në një krizë të thellë, e cila fillimisht nuk ra në sy për shkak të rezultateve të mira financiare të kompanive. Por në fakt prodhimi i automobilave ra këtë vit në nivelin e vitit 1974 shkruan gazeta “Die Welt”.
Sipas të dhënave të kësaj gazete deri në fund të vitit 2021 në Gjermani do të prodhohen vetëm 2.85 milionë makina. Kjo përbën një rënie prej 19 për qind në krahasim me vitin 2020, i cili ishte shumë i dobët. Sipas Ferdinand Dudenhöffer, drejtor i Qendrës private për Kërkime Automobilistike (CAR) në Duisburg, “viti që po përfundon është një vit i zi për industrinë e prodhimit të automjeteve në Gjermani”.
Kaq pak makina sa në vitin 2021 në Gjermani janë prodhuar për herë të fundit në vitin 1974, në kohën kur bota ishte përfshirë në krizën e parë të naftës. Në këtë kohë u hodh në treg VW Golf si pasardhësi i Beetle.
Shkaku i rënies aktuale është mungesa akute e gjysmëpërçuesve në industrinë e automobilëve në mbarë botën. Për shkak të pandemisë së koronës, fatkeqësive natyrore dhe gabimeve të sektorëve të blerjeve të koncerneve, prodhuesit e automobilëve nuk po furnizohen mjaftueshëm me gjysmëpërçues që prej një viti.
Rënia e Gjermanisë si prodhuese automjetesh e dukshme
Ndryshe nga Gjermania në Indi pati në vitin 2021 një rritje të prodhimit të automjeteve. Gjermania tani renditet e shtata në listën ndërkombëtare të prodhuesve më të mëdhenj të makinave. Kjo është një rënie dramatike, sepse vitin e kaluar, Gjermania renditej e katërta.
Nëse e shikojmë në një periudhë disi më të gjatë kohore, rënia e Gjermanisë si prodhuese automjetesh bëhet edhe më e qartë. Rënia në prodhimin e automjeteve në Gjermani nisi në vitin 2017, dhe kurba që prej atëherë është në rënie të vazhdueshme. Sot numri i makinave të prodhuara është 50 për qind më i ulët së në atë kohë. /dw/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre